Categories Lajme

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” nis zyrtarisht fushatën elektorale në stadiumin ‘Air Albania’, folësi i parë, kandidati i Kamzës

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” çel sot fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit. Mitingu elektoral nisi rreth orës 12:40, ndërsa përkrahësit e Berishës, Metës dhe ata të PDK-së e PBDNJ-së u futën më herët në stadiumin “Air Albania”.

“Ndryshimi fillon nga duart e tua”, është edhe slogani i publikuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. I pari që erdhi në stadium ishte kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe pak pas tij mbërriti ish-kryeministri Sali Berisha.

Ky i fundit pasi takoi me radhë të 61 kandidatët për kryebashkiakë për këto zgjedhje lokale, Berisha u pozicionua pranë vendit në stadium, afër aleatit të tij, Ilir Meta.

Tani po ftohen në podium 61 kandidatët e koalicionit opozitar dhe, pasi të jepet një dokumentar mbi zhvillimet në PD dhe rikthimit të Berishës te demokratët përmes Rithemelimit, i pari që do të hapë zyrtarisht fushatën është kandidati për bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha, duke vijuar me të tjerë kandidatë të rretheve. Mes rreth 20 folësve është dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe në fund do të jetë si gjithmonë dhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” nis zyrtarisht fushatën

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” nis zyrtarisht fushatën

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” nis zyrtarisht fushatën

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” nis zyrtarisht fushatën

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME