Gazetari Spartak Koka ka zbuluar në emisionin “Opinion” se në të njëjtin hotel ku humëbn jetën katër turistët rusë, para disa muajsh është gjetur i vdekur dhe një shtetas polak, rreth 55-vjeç.
Koka tha se, shtetasi polak është gjetur i pajetë, pikërisht në të njëjtin SPA ku humbën jetën edhe shtetasit rusë. Gazetari tha se, në raportin mjeko-ligjor është shënuar se turisti humbi jetën për shkak të arrestit kardiak.
“Në të njëjtin hotel para 2-3 muajsh ka gjetur vdekjen dhe një shtetas polak 55-vjeçar, në të njëjtin hotel dhe në të njëjtën SPA. Shkaku i vdekjes sipas ekspertizës është vendosur arrest kardiak, fillimisht u dyshua se kishte përdorur lëndë narkotike, por raporti mjeko-ligjor ka përcaktuar arrestin kardiak si shkak i vdekjes. Këtë e kam të konfirmuar nga Policia e Kavajës dhe Prokuroria e Kavajës dhe është vendosur për mos fillim të çështjes. Emrin nuk arrita ta marr”, tha Koka.