fbpx
Lajme

Komunikim i Ministrit Lleshaj me gazetarët në Vlorë

Komunikim i Ministrit Lleshaj me gazetarët në Vlorë, Eshtë folur për ngritjen e një tjetër njësie antikorrupsion. Por për t’u formalizuar ajo Rama është shprehur se do të konsultohet me ekspertë ndërkombëtarë, veçanërisht me ata izraelitë. Çfarë do të jetë kjo njësi e re, ndryshe nga të tjerat që janë krijuar deri tani dhe kur pritet të formalizohet? Ministri Lleshaj: Njësia është në krijim e sipër, sepse nuk mund të them se si do të jetë trajta përfundimtare e saj por bëhet fjalë për krijimin e një strukture, e cila do të adresojë me theks të veçantë krimin ekonomik dhe korrupsionin, dy fusha të cilat meritojnë qasje të re. Vetëm kaq mund të them sot.

Pyetje: Cili do të jetë ndryshimi nga anti-KÇK-ja e të tjera? A nuk duket se do të jenë në një vijë lineare të tëra? Ministri Lleshaj: Kur të formalizohet do të dini detajet.

Pyetja: Anti-KÇK-ja, a do të shtrihet edhe në Vlorë, dmth a ka indicje? Ministri Lleshaj: Lufta kundër krimit nuk ka kufizime gjeografike, ajo do të shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Pyetje: Si është situata në Vlorë, e rendit, qetësisë, kriminalitetit? Ministri Lleshaj: Atë besoj e dini ju më mirë se unë. Pyetje: Flitet për një situatë më të mirë gjatë vitit që lamë pas, por statistikisht situata nuk është më e mirë sesa vitet e kaluara?

Ministri Lleshaj: Situata, jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë Shqipërinë, statistikisht është më e mira se sa të gjitha vitet që kemi kaluar, por sigurisht kjo nuk është një arsye që ne të flemë. Përkundrazi ne synojmë të shtojmë intensitetin e punës së policisë dhe strukturave të tjera për ta përmirësuar më tej rendin, sigurinë publike në Vlorë. Pyetje: Thatë se do të ketë një forcim të pozitave të oolicisë duke hequr disa kompetenca, të cilat deri tani kanë qenë; kontrollimi i territorit apo asgjësimi i lëndëve narkotike.

Është ky le të themi një pozicion më i volitshëm për Policinë e Shtetit për të bërë detyrën? Ministri Lleshaj: Ne sigurisht, mendojmë dhe besojmë fort që mbështetja e policisë është mbështetje për qytetarët, dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim policinë në mënyrë që ajo t’i ketë të gjitha atributet për ta plotësuar misionin e saj mjaft të ndërlikuar dhe të vështirë.

Pyetje: Në disa nga emrat e prekur nga operacioni “Forca e Ligjit” ka dhe vendim të Gjykatave për sekuestrim pasurie. A nuk duhet pritur vendimi i gjykatave pa u vepruar nga “Operacioni Forca e Ligjit”? Ministri Lleshaj: Ligji i parashikon këto situata. Ligji nuk konkurron, nuk krijon situata konkurruese midis procedurave të ndryshme. Nëse ka procedura që po zhvillohen ndërkohë nga gjykata, ligji nuk vepron.

Fjala e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj në analizën vjetore të Prefekturës së Qarkut: Mirëdita të gjithëve! Faleminderit i nderuar Prefekt për analizën që realizuat! Viti 2020 ka nisur me shumë dinamika të larta dhe kjo ka bërë të vështirë që unë të marr pjesë në shumë analiza që janë zhvilluar në Prefekturat e vendit, por sot arrita ta gjej një hapësirë.

Ndoshta Vlora e krijon këtë mundësi për të gjetur hapësira dhe erdha në Vlorë. Vij përherë me kënaqësi për arsye se Vlora është ndër ato qarqe dhe qytete, të cilat po zhvillohen me dinamikë të lartë dhe ndihet një puls i rëndësishëm zhvillimi në të gjithë qarkun dhe veçanërisht në bashkinë e Vlorës, por nuk harrojmë që qarku është më i madh se Vlora, mbërrin deri në skajin më jugor të Shqipërisë.

Viti 2019 ishte një vit i rëndësishëm për gjithë qeverinë shqiptare dhe për qarkun e Vlorës patjetër, ku u realizuan disa reforma të rëndësishme, u arritën tregues të konsiderueshëm në shumë fusha të jetës së vendit dhe për sa i përket veprimtarisë së Prefektit të Qarkut këtu, dolën arritjet kryesore, problematikat që kurrë nuk ndahen nga arritjet, pra kemi edhe disa problematike që duhet t’i adresojmë.

Por më shumë se sa për t’u marrë me vitin që shkoi, dua të theksoj dy-tri gjëra të rëndësishme që ne duhet të kemi parasysh në vitin që sapo kemi nisur. Dihet që viti në nivelin kombëtar, ky vit është i shënjuar në një farë mënyre nga përpjekja e madhe kombëtare për rindërtimin e vendit pas tërmetit rrënues të Nëntorit të vitit që shkoi, dhe besoj që të gjithë ju punonjës të Prefekturës e dini që prioriteti numër 1 i Qeverisë Shqiptare është ky angazhim. Sigurisht, Qarku i Vlorës për fat nuk ka pasur ndonjë prekje apo dëmtim, por ama duhet të dimë që dhimbjen e një trupi, pavarësisht se ku preket, e ndjen i gjithë trupi, dhe sigurisht që kjo do të ketë rolin e vet, ky prioritet në gjithë zhvillimet, në gjithë objektivat tona për këtë vit.

Me këtë rast dua të përshëndes dhe të falënderoj të gjithë ata që janë bërë pjesë e kontributit për të ndihmuar në dobi të zonave, të qyteteve, apo familjeve të prekura kryesisht në qendër dhe diku më në veri të Shqipërisë. Ka pasur shumë mobilizim dhe angazhim qytetar dhe institucional për ta mbështetur procesin e ringritjes dhe procesin e lehtësimit

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button