Categories Covid-19, Lajme

“Konfirmohet ardhja e vaksinës AstraZeneca”, Rama: Së shpejti vaksinohen mësuesit

Ditën e nesërme mbërrijnë në Shqipëri 15 mijë doza të tjera nga Pfizer. Mirëpo kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm tjetër të mirë. Mësohet se brenda dy javëve të para të Marsit vendi do të furnizohet me vaksinën AstraZeneca përmes sistemit Covax. Mësohet se kjo vaksinë do të përdoret në vaksinimin e mësuesve. “Ajo që mbetet sfida është të sigurojmë doza të konsiderueshme dhe shpresoj të kemi lajme shumë shpejt”.

“Nesër mbërrijnë 15 mijë doza të tjera Pfizer dhe brenda dy javëve të para të marsit COVAX ka konfirmuar më në fund, nisjen e furnizimit me vaksinën AstraZeneca, të cilën do ta fusim menjëherë në procesin e vaksinimit të mësuesve”, shkruan ai në Facebook, ndërkohë që ka vizituar procesin e vaksinimit në stadiumin “Air Albania”.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se priten që të vijnë 14 mijë vaksina AstraZeneca. Ndërkohë ajo shtoi se vijon vaksinimi për të moshuarit mbi moshën 80 vjeçare.

Manastirliu tha se në total janë vaksinuar rreth 800 të moshuar sëbashku me kujdestarët në Shtëpitë e të Moshuarve. Ndërkohë sa i përket stafeve mjekësore numri i të vaksinuarve arrin në mbi 13 mijë vaksinime

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME