
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Laç dhe raportohet për një person i plagosur. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur te Lagunën e Patokut, një zonë turistike, ku ka pasur një konflikt të armatosur mes dy personave.
“Në Lagunën e Patokut, Kurbin, rreth orës 17:00, shtetasi B. S. 56 vjeç, banues në Milot, dyshohet që pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me çifte, shtetasin B. P. 49 vjeç, banues në Krujë, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli e po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit”-njoftoi policia.