Categories Lajme

Konkurruan të punësohen pranë drejtorive rajonale të Kadastrës, 21 aplikantë fituan garën

Nga disa dhjetra kandidatë që konkurruan të punësoheshin pranë drejtorive rajonale të Kadastrës në Lezhë, Krujë, Pogradec, Gjirokastër dhe Fier, 21 prej tyre fituan në një garë të pastër vendin e punës. Ata ju nënshtruan një gare të bazuar tek meritokracia dhe transparence. Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame takoi të enjten se specialistët më të rinj të këtij institucioni për t’u uruar punën e mbarë.

“Përpara dy muajsh, ditët e fundit të gushtit bëmë një njoftim për vende të reja pune në zyrat e Kadastrës. Njoftimi ishte pak i veçantë, sepse unë bëra dhe vetë një shkrim atë ditë për të bërë thirrje për t’u paraqitur për të konkuruar, sepse kishim shumë vende pune bosh dhe në disa nga drejtoritë vendore dhe nuk kishim kandidatura të paraqitura”, – tha Lame.

“Ajo që më bëri përshtypje atë ditë, përtej anës zyrtare me kondicionet e nevojshme, dokumentacioni, CV, etj, ishte që njoftimi jonë në “Facebook” u mbush me dy kategori mesazhesh: Nga njëra anë djem dhe vajza kokëulur që pyesnin si bëhej ky aplikim, çfarë duhet të plotësojë dhe kështu me radhë, kërkonin informacion; dhe nga ana tjetër, gjithë qejfllintë e facebook që thonin është e kotë që shkoni, se vendet janë të shitura, se janë paraqitur dhe është përcaktuar se kush do jetë dhe kush do vendoset, se janë të gjitha për djalin e deputetit dhe për nipin e kryetarit të bashkisë, e kështu me radhë”,- shtoi Lame.

“Për dy muaj ne vazhduam punën tonë, u bë thirrja, u bë konkurimi, u bë përzgjedhja dhe sot këtu është lista e fituesve. Sfidoj këtu gjithë qefllinjtë e fejsbukut që, midis këtyre fituesve, të gjejnë a ka ndonjë nip kryetari apo djalë deputeti. Por ama, në fund, nëse ju dalin që janë thjesht djem e vajza që fituan me dijet e tyre, ta bëjnë një mesazh aty te facebooku dhe të thonë na falni që shitem broçkulla dhe thamë mufka para dy muajsh.
Kadastrës i duhen njerëz kokëulur që punojnë dhe që japin produkt, nuk e mbajnë gjallë nipërit e deputetëve dhe djemtë e kryetarëve të bashkive. Janë të gjithë inxhiniera, juristë dhe ekonomistë. Këto të tre ishin profesionet që kërkuam dhe janë të gjithë këtu sot, si për në ditën e fundit të pushimeve dhe nesër fillojnë një profesion të ri”, tha Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Lame.

“Siç më thanë punonjeset e administratës që u morën me konkursin, disa prej jush kishin hequr edhe nga facebook disa postime të tuajat, sepse ishin të djathta. Nuk ka nevoje të pastroni “Facebooku-n” nga postimet e djathta, sepse në Kadastër merresh në punë, i djathtë apo i majtë qofsh. Punë të mbarë të gjithëve dhe ndihmoni realisht institucionin që po ju hap krahët dhe po ju merr brenda!”,- mbylli fjalën e tij Lame .ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME