Categories Lajme

Konsullata e Shqipërisë në Bari rifillon shërbimet në sportele nga 3 qershori

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Bari njoftoi sot se duke filluar nga data 3 qershor 2020 do të rifillojë shërbimi konsullor për praktika që kërkojnë praninë e qytetarëve në sportele. “Për shkak të Emergjencës, të gjitha takimet e periudhës 11 mars – 31 maj 2020, për shërbimet konsullore, do të fiksohen data të reja, për të cilat do të njoftohen të gjithë qytetarët e interesuar në adresën e-mail nga ku kanë aplikuar. Nuk nevojitet të aplikohet sërish për të kërkuar takim”, thekson Konsullata.

Konsullata shton se, “në të njëjtën mënyrë do të njoftohen për datën e takimit edhe qytetarët që kanë kryer kërkesa të reja në portalin Shërbimi Konsullor Online”. “Të gjitha shërbimet do të kryhen vetëm me takim të caktuar nga Konsujt! Në mbrojtje të shëndetit publik dhe në zbatim të legjislacionit të Emergjencës COVID-19, ftojmë që prania e qytetarëve në mjediset e Konsullatës të jetë në përputhje me DPCM në fuqi, duke respektuar rregullat e parashikuara që nga distancimi fizik dhe mbajtja e maskës, ashtu edhe matja e temperaturës, në hyrje për në Konsullatë, thuhet në njoftim.

“Lutemi të respektohet me përpikëri orari i takimit të caktuar në njoftimin që merrni me e-mail. Ftojmë qytetarët të ndjekin në vijmësi faqet tona në Facebook”, thekson Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Bari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME