Categories Lajme

Konsulli jep detaje nga operacioni

Ai ishte në krye të gjithë negociatave dhe operacionit për riatdhesimin e katër fëmijëve dhe të një gruaje nga kampi famëkeq  në Siri, pas lejes së posaçme nga kryeministri. Konsulli i nderit i Shqipërisë në Liban Marc Gorayeb duke folur nga Libani tregoi të gjithë peripecitë e operacionit aspak të lehtë.

“Kam punuar në mënyrë serioze që kur mora dritën jeshile nga kryeministri Rama dhe puna vijoi në bazë të udhëzimeve të mëtejshme që na dha Ministri Lleshaj. Është shpenzuar shumë kohë, Ministri  që nga koha kur u riatdhesua Alvin Berisha, prej disa javësh ka qëndruar këtu së bashku me drejtorin e Antiterrorit në policinë e Shtetit Gledis Nano dhe kolegun e tij Indritin. Ishin negociata të forta, të ngjashme me kthimin e Alvin Berishës.

Pastaj kryeministri më dha mua një leje të posaçme për ta vazhduar këtë punë, për të sjellë në shtëpitë e tyre këta fëmijë që ishin në kampin që quhet Al Hawl por në fakt është kampi i ferrit. I filluam negociatat, korona u shfaq dhe së bashku me gjeneralin Abaz Ibrahim e forcuam marrëdhënien. U dha urdhër vartësve të tij për ta vazhduar ditë pas ditë këtë çështje. Fillimisht kemi vajtur nga Damasku në Kamishli.

Ka qenë e vështirë, kemi qenë me makina të blinduara dhe njerëz të armatosur sepse zona ka prezencë të ISIS. Ata na dhanë 25 forca të armatosura për të qenë me ne për të na shoqëruar. Oficerët e  Antiterrorit në policinë e shtetit kanë qëndruar këtu katër javë, nuk kanë parë fëmijët dhe gratë e tyre. Kemi qëndruar në Kamishli përreth një javë”.

E ndërsa familjarët e grave dhe fëmijëve të tjerë presdin me ankth për të afërmit e tyre, Konsulli tregon se për kë do të bëhen përpjekje për riatdhesim.

“Ne do të sjellim pjesën tjetër të fëmijëve të mbetur jetim dhe ato gra që nuk janë të përfshira në krime. Të gjithë ato gra dhe baballarë që janë përfshirë në krime duhet të japin llogari përpara autoriteteve dhe më pas do të shikojmë. Vazhdojmë negociatat me një pjesë të administratës siriane, me ndihmën e tyre dhe gjeneralit kjo u bë e mundur”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME