Categories Lajme

Korçari aplikon për herë të 7 për Lotarinë Amerikane

Qarkullojnë shumë besëtytni mbi Lotarinë Amerikane e njohur si Green Card, njëra prej tyre, që ka marrë jehonë edhe në rrjetet sociale, është se aplikantët nga juglindja janë më të privilegjuarit. Por, rasti i Xhentil Avdylit tregon të kundërtën. Ai nuk ka qenë aq me fat. Vitet e fundit ka aplikuar rregullisht, por nuk ka fituar. “Unë jam 30-vjeç. Arsimin e lartë e kam kryer në Universitetin e Korçës. Është viti i 7 që aplikoj për lotarinë amerikane”, u shpreh ai.

Megjithëse ka një punë të mirë në Shqipëri, 30-vjeçari nga Kolonja dëshiron të largohet dhe ta krijojë familjen e tij në Shtetet e Bashkuara. “Më e bukura është që të jetosh në vendin tënd, por për kushte më të mira jetese, për të krijuar një familje andej”, shtoi i riu. Pavarësisht se 6 vitet e fundit ai nuk është shpallur fitues, Xhentil Avdyli aplikoi sërish këtë vit, i vendosur për të shkuar në Shtetet e Bashkuara një ditë.“Shpresa vdes e fundit, shpresoj që mund të arrijmë këtë dëshirë”, përfundoi 30-vjeçari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME