Categories Lajme

Korçë/ Pacientëve nuk u bëhet prej katër ditësh dializa

Kur e gjithë vëmendja është e përqendruar në spitalet Covid në vend, dhjetra pacientë të tjerë edhe në spitalet rajonale janë duke vuajtur mungesën e shërbimit.

Pacientët në qendrën e dializës në spitalin rajonal të Korçës bëjnë apel për ndihmë pasi ka katër ditë që nuk u bëhet dializa. Pacientët ndodhen në ambientet e jashtme të pavionit të shqetësuar dhe shprehen se ndihen të kërcënuar pasi askush nga mjekët nuk i përgjigjet kërkesave të tyre.

Ata thonë se shkak për këtë sorrollatje është bërë fakti se një prej pacientëve që bënte dializë ka dalë me Covid, ndërkohë që tamponi i është bërë një muaj me vonesë, që nga momenti kur ka nisur të ketë shenjat e para të sëmundjes.

Bashkëshorti i njërës prej pacienteve tregon se nuk i jepet shërbimi për shkak se bashkëshortja e tij ka pasur simptoma të Covidit por nuk i ka dalë ende përgjigjae tamponit dhe për këtë arsye nuk i japin shërbimin e dializës.

“Problemi është këtu, nuk po hyjmë dot në dializë, kemi katër ditë, ne duhet ta bëjmë një ditë po një ditë jo. Infermierët nuk na fusin në dializë, thonë që në furgonin që vimë ne ka dalë një person me Covid, gjë që nuk është e vërtetë, dhe në rast se ne kemi pasur kontakt me të, të na bëjnë tampon.

Këtu as temperaturën nuk na e masin, se këta bejlerët vinë kur duan në punë, ndihemi të klërcënuar shumë, na bëjnë presion. Sa erdhi doktori më tha pse bën llafe, se të kap në fyt dhe tëe mbys, e dyshuara që doli pardje me Corona, kishte një muaj që e mbanin me oksigjen dhe nuk i bënin tampon.  Kur erdhi në pikën e fundit, i bënë tampon”, shprehet i revoltuar një prej qytetarëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME