Categories Lajme

Korçë/ Rehabilitim i rrugës dhe pikës së hedhjes me parashutë në Moravë, nxitje turizmit e sporteve të aventurës

Bashkë me Parkun Kombëtar Bredhi i Drenovës, një perlë e natyrës në Korçë e cila do të shndërrohet në një destinacion fantastik për turizmin familjar, ka nisur puna edhe për rehabilitimin e rrugës së Moravës nga pika turistike e Moravës deri tek kryqi, ku do të krijohet edhe terreni për sportet e aventurës si pika e hedhjes me parashutë. Vendosja e sinjalistikës, shtimi i hapësirës së gjelbër për piknik, markimi i shtigjeve për shëtitje, do e bëjnë Bozdovecin dhe Moravën destinacionet më të bukura natyrore për t’u vizituar edhe nga turistët.

Projekti nën emrin “Authentik” ka si qëllim ruajtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë kulturore e turistike të rajonit të Korçës në Shqipëri dhe Kastorias në Greqi. Zgjidhjet inovative dhe bashkëkohore të këtij projekti do të afrojnë këto dy rajone me njëri-tjetrin, duke rivitalizuar dhe modernizuar zona të veçanta turistike nga Korça dhe Kastoria. “Authentik” është një projekt i bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian si dhe fondet kombëtare të dy shteteve pjesëmarrëse në programin e “Bashkëpunimit Ndër Kufitar Interreg IPA (Greqi-Shqipëri 2014-2020).

Aktualisht me këtë projekt do të kryhet “Rehabilitimi i rrugës së Bozdovecit dhe sistemimi i terrenit të pikës së lëshimit me parashutë”, në Moravë. Qëllimi kryesor i projektit nga ana arkitektonike është që të ndërtojë objektin i cili duhet të jetë funksional dhe me hapësira të menaxhueshme, të ketë një shkallë sa më humane perceptimi, të krijojë hapësira të bollshme të hapura të cilat të kenë marrëdhënie me ambientet e brendshme, si dhe të prezantojë një eksperiencë të re projektimi të objekteve turistiko-sportive. Gjithashtu duhet të kryhet një kompozim në plan i të gjitha funksioneve, në mënyrë të tillë që të aksesohen lehtësisht nga turistët dhe sportistët. Vlera e investimit për rehabilitimin e pikës së hedhjes me parashutë së bashku me rehabilitimin e rrugës është afërsisht 18.000.000 lekë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME