Categories Lajme

Koronavirusi/ Ambasadori shqiptar në Kinë publikon fotot prekëse

Infektimi nga koronavirusi, tashmë është kthyer në një kërcënim global. Autoritetet kineze kanë marrë një tjetër vendim në lidhje me mjekët të cilët po vetësakrifikohen, për të shpërtuar të infektuarit nga virusi vdekjeprurës

Personeli shëndetësor që ka humbur e humb jetën në betejën epidemike, do marrë statusin e “dëshmorit të atdheut”. Këtë e njofton Selim Belortaja, ambasadori shqiptar në Kinë.

Koronavirusi u ka marrë jetën 1886 njerëzve, ndërsa në të gjithë botën deri më tani janë konfirmuar si të infektuar mbi 73 mijë persona. Mbrëmë në Whan ndërroi jetë edhe një nga mjekët e dy spitaleve, për të sëmurët me virus.

Statusi

Nuk ka tashme asnje dallim mes ushtarakut qe niset në front dhe mjekut, ndihmësave, infermierëve e transportuesve të te infektuarve që bien në kontakt me raste të konfirmuara a të dyshuara të prekjes nga Coronavirus-i. Dje autoritetet kineze shpallën se ashtu si të rënët në betejë, edhe personeli shëndetësor që ka humbur e humb jetën ne betejën epidemike merr statusin e “dëshmorit të atdheut” (martyr). Ky status do te perfshije edhe persona te tjere që kane sakrifikuar jeten -sipas disa kritereve. Sado që duket një masë e brendëshme, ky eshte nje tjeter tregues i angazhimit suprem të Kinës per te luftuar virusin dhe bllokuar perhapjen e tij. Siç thekson OBSH kërcënimi është global. Në këtë kuptim martirët kinezë në vijën e parë të luftës kundër CoV jane edhe ..dëshmorët tanë! Nderim të përjetshëm sakrificës së tyre!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME