Rastet me koronavirus janë regjistruar në të gjithë botën, por deri më tani në Afrikë numri ka qenë shumë i pakët. Nigeria dhe Afrika e Jugut konfirmuan disa raste të reja ditën e djeshme ndërkohë që është regjistruar dhe viktima e parë në Egjipt.
Autoritetet njoftuan se viktima ishte një shtetas gjerman i cili kishte ardhur për turizëm. Aktualisht në Egjipt numërohen 59 persona të prekur, më shumë se gjysma e totalit në vendet e tjera afrikane.
Algjeria, Burkina Faso, Afrika e Jugut, Senegali, Tunizia, Togo, Egjipt, Kameruni, Nigeria dhe Maroku kanë raportuar afërsisht 100 raste me koronavirus. Shumë prej të infektuarve janë persona që janë kthyer nga udhëtimet në Evropë, kryesisht nga Italia dhe Franca.Një grup prej 10 personash janë të izoluar pasi u rikthyen nga Italia e veriut disa ditë më parë.