Categories Lajme

Koronavirusi në Shqipëri, nëntë humbjè në 24 orët e fundit, 11 në Vlorë

Nëntë humbje jete dhe 341 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Shqipëri. Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor kanë humbur betejën: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Librazhdi, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, të mosharve 37 – 79 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 673 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 93,173 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 263 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

NJOFTIMI

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3007 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 341 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

85 raste në Tiranë, 23 në Durrës, nga 18 raste në Fier, Pogradec, nga 17 raste në Krujë, Gjirokastër, 16 në Korçë, 15 në Elbasan, 12 në Devoll, 11 në Vlorë, nga 10 raste në Lezhë, Berat, 8 në Krujë, 7 në Sarandë, nga 6 raste në Lushnje, Pukë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 5 raste në Tropojë, Peqin, nga 4 raste në Kavajë, Tepelenë, nga 3 raste në Kurbin, Kukës, Mallakastër, nga 2 raste në Mirditë, Divjakë, Selenicë, Belsh, Dibër, Patos, Këlcyrë, nga 1 rast në Mat, Delvinë, Gramsh, Kuçovë, Skrapar, Maliq, Poliçan, Dropull, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 673 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 93,173 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 263 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Librazhdi, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, të mosharve 37 – 79 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME