Categories Lajme

Kosova shtrëngon masat, kthen në kufi dhjetëra shqiptarë të pavaksinuar dhe pa test

Nga sot kanë hyrë në fuqi masat e reja shtrënguese për shkak të situatës së Covid-9 në Kosovë, të cilat do të qëndrojnë deri më 13 shtator.

Dhjetëra shtetas të Shqipërisë janë kthyer nga pala kosovare, pasi nuk kishin test dhe certifikatë vaksinimi, ndërkohë që në Morinë ka një fluks të hyrjeve të kosovarëve për në Shqipëri pa dëshminë e asnjë dokumenti.

Sipas masave të reja të gjithë personat e pavaksinuar që do të hyjnë në Kosovë edhe përmes pikave të kalimit kufitar me Shqipërinë pavarësisht shtetësisë, duhet të ofrojnë dëshmi për vaksinim apo teste PCR dhe antigjen ose në të kundërtën duhet të izolohen për shtatë ditë. Por, testi nuk do të jetë i nevojshëm në rast se qytetari ka dëshmi të vaksinimit të plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19.

Të njëjtat masa vlejnë edhe për shtetasit e Shqipërisë, që duan të futen në Kosovë. Autoritetet në Kosovë raportuan të dielën bilancin më tragjik, 36 viktima nga koronavirusi. Ky është numri më i lartë i viktimave, që prej fillimit të pandemisë në mars të vitit të kaluar.

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës tha se 19 viktima ishin femra, ndërsa 17 meshkuj, nga 20 deri në 80 vjeç. Qeveria e Kosovës vendosi rikthimin e orës policore, ndërsa hapja e shkollave e programuar në 1 shtator, u shty me dy javë. /A2CNN

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME