Categories Lajme

Kosovë: Pacientja e dyshuar me koronavirus rezulton negative

Një person i dyshuar me koronavirus po trajtohet në Klinikën Infektive të Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Kështu bëri të ditur sot ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia pas përurimit të laboratorit të mikrobiologjisë, shkruan Telegrafi. Vitia tha se pas dy orësh do të dalin rezultatet për të konfirmuar nëse pacienti është ose jo i infektuar me koronavirus.

Gjithashtu në një deklaratë për gazetarët, ministri Vitia ka thënë se janë në gatishmëri përsa i përket situatës së koronavirusit dhe janë duke u përgatitur në çdo aspekt që nëse paraqitet ndonjë rast të merren masat e nevojshme. Vitia tha Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka punuar në mënyrë intensive gjatë këtyre javëve. ‘‘Jemi duke u përgatitur në çdo aspekt që nëse veç paraqitet një rast me koronavirus të merren masat e nevojshme”, tha ai.

Ministri i Shëndetësisë tha se po ndjekin me vëmendje situatën, duke filluar nga SHSKUK-ja, kujdesi parësor shëndetësor, pikat kufitare etj.

“Janë duke u bërë të gjitha përgatitjet nevojshme pas aprovimit të Planit dhe është me fat që deri tani nuk kemi asnjë rast” tha ai, duke shtuar se për momentin nuk ka nevojë për panik dhe se nuk ka ndonjë rast të konfirmuar me koronavirus në Kosovë.

Deri më tani Kosova ka pasur 3 raste të dyshuara me koronavirus, por të gjitha kanë rezultuar negative.

Pas njoftimit se Klinikën Infektive në Kosovë ndodhej një paciente e dyshuar me koronavirus, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar rasti i dyshuar doli negativ. Pra në Kosovë nuk ka asnjë person të prekur nga koronavirusi deri më tani.

“Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin SARS-CoV-2 me metodën rRT-PCR. Testi ka rezultuar negativ, domethënë pacientja nuk është infektuar me virusin SARS-CoV-2. Ekipet e Institutit Kombëtar po përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike me Koronavirus në botë”, thuhet në komunikatë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME