Categories Lajme

Kredia e re për shtëpi arrin nivelet më të larta të gjashtë viteve të fundit

Kredia për blerjen e banesave nga individët po shënon vlera rekord në muajt e parë të këtij viti. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se për periudhën janar-prill, sektori bankar disbursoi rreth 10.5 miliardë lekë, ose mbi 85 milionë euro kredi të reja për shtëpi.

Ky është niveli më i lartë në të paktën gjashtë vitet e fundit. Krahasuar me një vit më parë, kredia për shtëpi është rritur me 61%. Vetëm për muajin prill të këtij viti, sektori bankar ka disbursuar 3.3 miliardë lekë ose rreth 27 milionë euro kredi të reja për shtëpi, edhe kjo një shifër rekord për këtë periudhë të vitit.

Rritja e kredisë për shtëpi nisi që në gjysmën e dytë të vitit të kaluar, pavarësisht krizës më të thellë ekonomike në 23 vitet e fundit. Gjithnjë e më shumë familje po investojnë në pasuri të paluajtshme, duke e parë pronën si një investim të mirë për të ardhmen.

Bankierët mendojnë se rritja e fortë e çmimeve në vitet e fundit dhe pritshmëritë që kjo rritje e çmimeve të vazhdojë mund të jetë një faktor që po nxit investimin në pasuri të paluajtshme.

Nga ana tjetër, shtrenjtim po rrit vlerën mesatare të pronës që blihet dhe, rrjedhimisht, edhe pjesën e investimit që financohet me kredi. Ky është një faktor që po rrit volume e kreditimit për blerjen e pasurive të paluajtshme. Vendimmarrja e individëve për të blerë shtëpi me kredi gjithashtu po mbështetet edhe nga faktorët e krahut të ofertës. Normat e interesit janë në nivelet më të ulëta historike.

Kjo bën që pagesa e kredisë të perceptohet më e leverdishme, pavarësisht se principalet po rriten nga shtrenjtimi i çmimeve të pronave.

Në tërësi oferta e bankave për këtë produkt është shumë e lartë, sepse për bankat ai është një produktet më cilësorë, në kuptimin e një raporti shumë të ulët të kredive me problem, që luhatet pranë gjysmës së raportit mesatar të kredive me probleme për të gjithë portofolin e kredisë.

Kredia për shtëpi është afatgjatë dhe iu mundëson bankave rritje të qëndrueshme të portofolit të kredisë në kohë, që nënkupton asete prej nga sigurohen të ardhura që zgjasin më shumë dhe kanë një amortizim të ngadaltë në kohë. Kredia në shtëpi siguron volume të kënaqshme huadhënieje, por paralelisht edhe një shpërndarje të mirë të rrezikut në shumë huamarrës.

Rritja e çmimeve të pronave gjithashtu e mbyll nëfarë mënyrë qarkun avantazhues për kredidhënien, sepse bankat mbajnë si kolaterale për kreditë prona me vlerë më të madhe. Vrojtimet e Bankës së Shqipërisë tregojnë se rreth 60% e pronave të shitura financohen me kredi bankare.

Portofoli i kredive për blerjen e pasurive të paluajtshme është i përqendruar në Tiranë, me më shumë se 70% të portofolit total. Kjo lidhet jo vetëm me tregun e pronave në kryeqytet, por edhe me faktin se shumica e blerësve në zonat e bregdetit janë banorë të Tiranës./ Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME