Categories Lajme

Kremlini i quan “absurde” akuzat franceze për sulm kibernetik

Kremlini i ka quajtur “absurde” akuzat e Francës se hakerët rusë të lidhur me agjencitë e intelegjencës kanë kryer sulme kibernetike ndaj disa organizatave franceze.

Në një raport të bërë publik më 15 shkurt, agjencia qeveritare franceze e sigurisë kibernetike ka thënë se hakerët rusë kanë kryer sulme kibernetike në Francë. Ky vlerësim vjen në kohën e rritjes së shqetësimeve ndërkombëtare për krimet e pretenduara kibernetike dhe të spiunazhit nga ana e agjencive ruse.

Përshembull, qeveria amerikane ende po merret me pasojat e sulmit më të madh kibernetik në histori, për të cilin ka fajësuar forcat ruse të sigurisë.

Agjencia Kombëtare për Sigurinë e Sistemeve të Informacionit në Francë tha se sulmi është bërë pasi hakerat kishin përfituar nga një dobësi në monitorimin e programeve të shitura nga kompania Centreon, me bazë në Paris. Sipas autoriteteve franceze, sulmet kibernetike kanë nisur që nga fundit i vitit 2017 dhe kohëzgjatja e tyre vlerësohet të jetë deri në vitin 2020.

Nuk janë bërë të ditura organizatat apo institucionet që janë prekur nga këto sulme kibernetike, por vetëm është thënë se ato shënjestruan kryesisht “ofrues të teknologjisë së informacionit, më saktësisht ofrues të mbajtjes së faqeve në internet”.

“Rusia nuk ka pasur, nuk ka dhe kurrë nuk do të përfshihet në krimin kibernetik”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Në fillim të kësaj jave, kreu i kompanisë Microsoft tha se fushata e sulmeve kibernetike që shënjestroi agjencitë qeveritare të SHBA-së ishte “ndoshta sulmi më i madh dhe më i sofistikuar që bota ka parë ndonjëherë”. /REL

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME