
Zjarri ka përfshirë ambientet e punës së një firmë për mbledhjen skrapit në zonën e Krujës.
Bëhet me dije se si pasojë e flakëve kanë pësuar djegie dy punonjësit e firmës, të cilët janë transportuar për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shkak i rënies së zjarrit dyshohet se është bërë rrjedhja e gazit nga një bombul, ndërkohë që grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plota të rrethanave të ngjarjes.
Krujë/Informacion paraprak Më datë 04.10.2021, rreth orës 12:30, në Krujë, në një firmë për mbledhje skrapi, në pronësi të shtetasit Sh. Sh., si pasojë e një zjarri të rënë pas rrjedhjes së gazit nga një bombol, kanë pësuar djegie 2 punonjës, shtetasit G. N. dhe A. Z., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.TPZ