Categories Kulture, Lajme

Kryemadhi, homazhe në varrin e Ismail Qemalit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka mbajtur homazhe në varrin e Ismail Qemalit, në kuadër të 108-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Kryemadhi pasi vendosi kurora me lule ne varrin e Ismail Qemalit, dha mesazhe të forta për qytetarët shqiptarë.

Ajo u bëri thirrje shqiptarëve për përbashkim për flamurin Kuq e Zi, dhe që të kthehen në Shqipëri.

“Gëzuar festën të gjithëve! Më shumë se ju në Vlorë që e ndjeni, ndjejmë edhe ne këtë kënaqësi dhe prezencë në këtë ambient të jashtëzakonshëm. Do të dëshiroja që të falënderoja të gjithë popullin vlonjat, për shkak të mikpritjes që i bëri Ismail Qemalit dhe të gjithë firmëtarëve të pavarësisë, ku ata ishin mikpritësit dhe krijuan këtë ditë të shenjtë për Shqipërinë, që është 28 Nëntori, dita e Pavarësisë, ku 108 vite më parë, burra dhe gra, por mbi të gjitha të gjitha mendjet e ndritura që bashkuan të gjithë shqiptarët, sfiduan të keqen e asaj kohe, që ishte lufta më e madhe përballë pushtimit, por mbi të gjitha ishte ajo që ne e quajmë fitore mbi të keqen dhe për të krijuar çdo lloj identiteti kombëtar, në mënyra nga më të ndryshmet kërkonin të zhduknin ekzistencën shqiptare.
Ne sot në emër të LSI-së kemi vendosur një kurorë, në shenjë nderimi dhe respekti.

Por jo vetëm kaq. Nëpërmjet këtij evenimenti dhe kësaj date të shënuar, ne duam të rikujtojmë edhe njëherë se është shumë më e rëndësishme se çdo gjë tjetër ajo që themi, bashkimi i të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Bashkimi i të gjithë shqiptarëve nuk do të thotë thjesht bashkim si individ, por do të thotë bashkim vlerash, bashkim idesh, bashkim dashurie, solidaritet me njëri tjetrin, aq më shumë në këtë vit të mbrapshtë, që është viti i kësaj situate që ka shkaktuar pandemia. Aq më shumë, por jo më larg se dy ditë më parë u bë një vit nga tërmeti i 26 nëntorit, ku shumë shqiptarë humbën jetën. Dhe sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për bashkimin, solidaritetin, vëllazërinë për njëri tjetrin, për t’iu dhënë njerëzve shpresë, për t’iu dhënë njerëzve mundësi më shumë për të jetuar dhe për ta kthyer Shqipërinë shtëpinë e të gjithë shqiptarëve.

Sot më shumë se kurrë kjo ditë ka simbolikën e saj jo vetëm për sa i përket identitetit tonë kombëtar, por sot më shumë se kurrë kjo ditë duhet të na ndërgjegjësojë të gjithëve për të ndaluar njëherë e përgjithmonë këtë shpopullim të mbrapshtë që ka nisur në Shqipëri, ku me qindra e mijëra të rinj e të reja po largohen nga Shqipëria. Detyra e të gjithë politikanëve pa dallim të flamujve të tyre politikë, vetëm në një flamur “Kuq e zi”, t’u bëjmë thirrje të gjithë vajzave dhe djemve tanë, kudo që janë në të gjithë botën, të kthehen në Shqipëri.

Sot Vlora është shtëpia e të gjithë shqiptarëve në këtë ditë flamuri, në këtë ditë të mrekullueshme, si 108 vite më parë, që të gjithë mendjet e ndritura të Shqipërisë u kthyen për të përballuar atë evazion të së keqes në Shqipëri, sot më shumë se kurrë edhe ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë, për të përballuar këtë evazion të shpopullimit dhe këtë mbytje të varfërisë dhe të mungesës së shpresës, me bashkimin të gjithë bashkë, për t’i dhënë shqiptarëve mundësinë që ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve. Ju faleminderit, gëzuar festat, mbarësi të gjithëve. Zoti ju bekoftë ju dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë!”, tha Kryemadhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME