Categories Lajme

Kryeministri Edi Rama voton në Surrel

Kryeministri Edi Rama ka hedhur sot votën e tij në një prej qendrave të votimit në Surrel. Kreu i PS-së, Edi Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij.

Pasi shprehu të drejtën e votës, kryeministri u ndal në një prononcim për mediat, ku i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë.

“Besoj janë thënë të gjitha ato që duheshin thënë. Tani është momenti që qytetarët të thonë fjalën e tyre. Uroj shumë që situata e krijuar nga KQZ të mos ketë ndikuar në dekurajimin e atyre që kanë shkuar të votojnë qysh në fillim në ato zona ku nuk punuan aparaturat dhe që të gjithë ata që mund të jenë dekurajuar, të rikthehen që vullneti të shkojë i plotë në të gjithë territorin e shqipërisë, për kandidatët dhe këshillat bashkiakë.”, tha Rama.

Ndërkohë, pyetjes se si e komentonte deklaratën e Berishës, se në sistem kanë ndërhyrë hackerat iranianë, Rama iu përgjigj: “edhe unë duhet t’i përgjigjem kësaj?”.

I pyetur për problemet me identifikimin elektronik të zgjedhësve, Berisha, pasi votoi në shkollën “Kosova”  fajësoi qeverinë. “Ka disa problematika të cilat do duhet të shqyrtohen. Pajisjet kanë pasur në një përqindje jo të vogël, mosfunksionim. Do të dëgjoni në darkë që do thonë se na ndërhynë hakerat iranianë. Në fakt janë hakerat qeveritare që ndërhyjnë”-deklaroi Berisha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME