Categories Lajme

Kryeministri: Për vitin 2020 asnjë shpenzim, kryetarët e bashkive të lëvizin me kuaj nëse duan!

Kryeministri Rama mëngjesin e sotëm në mbledhjen e qeverisë theksoi se do të kemi shkurtime drastike të shpenzimeve të parashikuara për vitin 2020, por pa prekur, sipas tij nivelin ekonomik të popullsisë.

Rama tha se asnjë shpenzim i parashikuar për zyra, blerje makinash, orendish etj. nuk do të bëhet. “Zero shpenzime të këtij lloji”,- nënvizoi kryeministri. Gjithashtu kryeministri shtoi se do të bëhet një lagje e shkëlqyer e re në Durrës, krejtësisht europiane si dhe një lagje e re në Tiranë, e madhe, e shoqëruar edhe me dy lagje të tjera të reja. Në lidhje me shpenzimet e bashkive, të parashikuara në projektbuxhetin e vitit 2020, kryeministri tha me ironi se nëse kryetarët e bashkive mbesin pa makina atëhere le të marrin kuaj dhe të lëvizin nëpër qytet apo ish-komuna!

“Asnjë shpenzim”,- e ritheksoi Rama.

Sot iki në Londër në Samitin e NATO-s dhe do të kërkoj ndihmë për tërmetin”,– zbuloi Rama në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë. “Ndryshimet në buxhet do i bëjmë drejtpërdrejt përmes parlamentit në komisionin e Ekonomisë dhe më pas në seancë. Më duhet që së bashku me ministrin e Mbrojtjes dhe Cakajn sot të shkojmë në Londër, ku jemi në Samitin e NATO-s, kemi një detyrë plus përveç samitit që të bisedojmë me të gjithë homologët, unë me liderët e vendeve anëtare dhe ministrat dhe homologët për asistuar në nevojën për solidaritet të drejtpërdrejt financiar dhe teknik. Ministrja e Arsimit shpresoj që të jetë gati po ashtu edhe e Shëndetësisë për letrat me dëmet. Sistemi i koordinimit të ndihmave është plotësisht nën kontroll”,- tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME