Categories Lajme

Kryepeshkopi Anastas, mesazh urimi për festën e Pashkës: Le të luftojmë kundër urrejtjes

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë me anë në një video mesazhi ka uruar të gjithë besimtarët për festën e Pashkës.

Në mesazhin e tij Kryepeshkopi Anastas thekson se, “Ngjallja e Krishtit shpall fitoren e jetës ndaj vdekjes dhe ndaj te gjitha pasioneve shkatërrimtare, si edhe na fton te shijojmë çlirimin tone nga pushteti i tyre”.

Mesazhi i plotë: “Ngjallja e Krishtit shpall fitoren e jetës ndaj vdekjes dhe ndaj të gjitha pasioneve, shkatërrimeve, si dhe na fton të shijojmë çlirimin tonë nga pushteti i tyre. Në një botë që vuan nga armiqësi vdekjeprurëse, le të luftojmë kundër urrejtjes dhe varianteve të saj të shumta.

Le të përpiqemi që të fuqizohet bashkimi, pajtimi, dashuria, uniteti, bashkekzistenca harmonike midis njerëzve dhe popujve. Krishti i ngjall vëllezër e motra! Me shëndet e shpresë në këtë periudhë të vështirë të pandemisë dhe me lirinë e ngjalljes në shpirtin tonë. Gëzuar Pashkën!”. Ashtu si edhe një vit më parë pandemia kushtëzoi shumë nga ritualet e javës se madhe te pashkës por ketë herë qytetarët ndjehen paksa më të çliruar për festimet e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME