Categories Lajme

Kryeson të gjitha sondazhet, një Angela Merkel po ‘lind’ në Kosovë

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur të cilësohet si politikania gjermane Angela Merkel. Partia e Isa Mustafës do të vendos nesër se kush do të jetë kandidat për Kryeministër në zgjedhjet e kësaj vjeshte.

Gruaja më e votuar ndonjëherë në Kosovë, Vjosa Osmani, ka nisur të portretizohet edhe si politikane e fuqishme. Po krahasohet me gjermanen, Angela Merkel, e cila është në pushtet qe tri mandate në Gjermani.

Këto cilësime po i bëhen Osmanit në prag të vendimit të LDK-së, e cila do të caktojë të kualifikuarin për Shef të Qeverisë së ardhshme.

LDK kishte paralajmëruar se të shtunën do ta caktonte mandatarin për Kryeministër, por, u shty ky vendim pasi në mbledhjen e Kryesisë s’ishin Agim Veliu e Lutfi Haziri.

Vjosa Osmani ka thënë të shtunën se shpejt do të caktohet kandidati i Qeverisë nga LDK-ja.

Deputetja e LDK-së është njëra prej politikaneve që nuk e  ka ndryshuar asnjëherë mendimin për PDK-në dhe ka dalë kundër partisë së saj kur është bërë koalicioni me Thaçin e Veselin, shkruan Gazeta Express.

Lidhja Demokratike e Kosovës në të gjitha sondazhet po del si partia më e parë në Kosovë. Edhe në Parlament, LDK ka qenë e para me numrin e deputetëve, udhëheq më së shumti komuna.

Përpos Osmanit në garë për Shef të Qeverisë janë edhe tre emra tjerë në mesin e të cilëve edhe Lutfi Haziri, Avdullah Hoti e Kujtim Shala.

Zgjedhjet nacionale pritet të mbahen në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit.

Të hënën LDK mban mbledhjen e Kryesisë ku  pritet të caktohet përfundimisht se kush do të jetë bartës i listës së deputetëve rrjedhimisht edhe Kryeministër i kësaj partia nëse fiton zgjedhjet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME