Categories Lajme

Kthimi nga Kosova i të pastrehëve shqiptarë (Video)

Janë kthyer nga Prizreni në Shqipëri të gjithë personat e zhvendosur nga zonat e prekura nga tërmeti. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj nëpërmjet një statusi në Facebook. Sipas tij tashmë parku Inovativ në Prizren është zbrazur tërësisht.

“Sot nga Parku Inovativ Trajnues Kosovaro-Gjerman, u rikthyen për në vendlindje edhe personat e fundit që ishin strehuar dhe ditë më parë u rikthyen edhe të strehuarit në Shkollën e Mesme “Gjon Buzuku” në Prizren. Kësisoj u pë rmbyll edhe kjo etapë e akomodimit dhe strehimit, në objektet publike. Puna në Parkun Inovativ Trajnues do të vazhdoj, në misionin që ka, zhvillim ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës”, ka shkruar Haradinaj.Kryeministri në detyrë ka thënë se çdo ditë ka raporte nga institucionet në vend për rikthim të personave që po qëndronin nëpër shtëpi private dhe objekte hoteliere në vend.

Në këtë kamp kanë qëndruar fillimisht rreth 500 persona ndërsa mbi 100 të tjerë ishin akomoduar në një sallë të sportit në po këtë qytet, derisa nuk dihet numri I të akomoduarve nëpër shtëpi private dhe objekte hoteliere. Madje gjatë kësaj periudhe tri nëna nga Durrësi kanë lindur foshnjat e tyre në Kosovë, dy në Prizren dhe një në Pejë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME