Categories Lajme

Kthyen rrugët e Tiranës në “fushëbetejë”, 80 huliganë kthehen mbrapsht në Itali

Policia kthen me traget në Itali tifozët e dhunshëm. Në orët e para të mëngjesit të sotëm janë kthyer mbrapsht dhe në këto momente po udhëtojnë drejt Italisë rreth 80 tifozë problematikë. Identifikimi i tyre është bërë në bashkëpunim me Interforcën dhe ambasadën italiane.

Të shoqëruar nga policia ata kanë mbërritur  në port pas orës 2 të mëngjesit të sotëm. Në pritje të tyre, trageti i linjës Durrës-Bari është nisur me afro 6 orë vonesë, rreth orës 05.00 të së mërkurës. Burime portuale bëjnë me dije se imbarkimi i tifozëve në traget nuk ka kaluar pa probleme, po këtë herë ato kanë pasur lidhje me sistemin dhe një pjesë e italianëve janë regjistruar manualisht për t’u hedhur më pas në sistem.

Vendimi për largimin nga vendi të tifozëve problematikë erdhi pas akteve të dhunshme të tyre në zona të ndryshme të kryeqytetit, si një reagim i shpejtë për të siguruar një ndeshje sportive larg akteve të dhunës dhe tensionit që po karakterizon këtë ndeshje të madhe europiane.  Mbajtja larg e elementëve të rrezikshëm është konsideruar si zgjidhje për vënien nën kontroll të situatës dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë dhe pas ndeshjes.

Ndërkohë mëngjesin e sotëm pritet të mbërrijnë në Durrës të tjerë tifozë me tragetet e Barit dhe Ankonës, ndërsa në port ka prani të shtuar të forcave policore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME