Categories Lajme

Ku fshihet Ahmetaj? SPAK urdhër-arrest për ish-zëvendëskryeministrin

Pasi aprovoi vendosjen e sekuestros preventive të katër apartamenteve dhe dy llogarive bankare, që dyshohet se i takojnë Arben Ahmetajt, Gjyqtari Erion Bani i tha “po” masës së sigurisë arrest me burg ndaj ish zyrtarit të lartë.

Megjithatë ai është vendosur nën hetim për tre inceneratorët e Elbasnit, Fierit e Tiranës siç deklaron SPAK.

Dyshohet se Ahmetaj ka kryer korrupsion në gjashtë episode po ashtu ka fshehur pasuri dhe ka pastruar para, deklarohet më tej në këtë dosje hetimore në të cilën përmenden shumë emra të tjerë biznesmenësh, ish-nënpunësish e personave të tjerë që janë nën hetim.

Pas kësaj mase sigurie të shpallur në mungesë ndaj ish-funskoonarit, byroja kombëtare e hetimit dhe policia e shtetit vijojnë kontrollet menjëherë pas këtij momenti ndonëse rezulton në sistemin TIMS se Arben Ahmetaj është larguar nga Shqipëris.

Njoftohen pikat e kalimit kufitar dhe pas dy javësh do të kryhet shpallja në kërkim ndërkombëtar të tij dhe njoftohen edhe partnerët ndërsa Ahmetaj merr statusin e të kërkuarit.

Një javë pasi 117 vota i lanë duar të lira SPAK për Arben Ahmetaj, Gjykata e Posaçme pranoi dy kërkesat e prokurorëve të Posaçëm për kontrollin e disa banesave të dyshuara se i përkasin ish funksionarit, si dhe vendosi sekuestro preventive.

Sipas njoftimit të SPAK kontrollet janë ushtruar në 7 banesa, në të cilat janë sekuestruar dokumenta, kompjuterë lap-topë, telefona celularë USB, dhe materiale të cilat do të verifikohen.

Vendimi i gjykatës vjen në kohën kur së bashku me hetimin pasuror ndaj ish ministrit dhe ish zëvendës kryeministrit po zhvillohet dhe për korrupsion në gjashtë episode si dhe për pastrim parash. Avokatët e Arben Ahmetaj kanë deklaruar se ai është larguar nga Shqipëria para e kuvendi të shqyrtonte kërkesën e SPAK , i cili ndonëse kërkoi autorizim për ti kërkuar gjykatës masë arresti për ish funksionarin, ky vendim nuk është shpallur ende.

Arben Ahmetaj si ish-ministër i financave dhe ekonomisë u vendos nën hetim për dosjet e inceneratorëve, mbas këqyrjeve në një kompjuter që i përket Klodian Zotos, i cili rezultoi se kishte paguar e prenotuar udhëtime luksoze për ish funksionarin, vlera e të cilave u llogarit nga SPAK në shumën e 34 mijë eurove.

Për hetimet SPAK i referohet një sërë dëshmish të biznesmenëve për që tregojnë se vilat në Palasë dhe në Hamallaj janë të lidhura me Arben Ahmetajn ndërkohë që nga një telefon blackberry i sekuestruar janë përftuar mesazhe dhe komunikime edhe me persona të tjerë, zyrtarë ish-zyrtarë dhe biznesmenë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat \ Goditja e grupit që shiste lëndë narkotike,Mes të arrestuarve edhe një ish-ushtarak

Detaje të tjera mësohen nga goditja e grupit kriminal që shiste drogë në Tiranë. Të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama: Ilaçe për Onkologjikun dhe rimbursim për 400 mijë pacientë! Rritje rrogash për mjekë dhe infermierë

Nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku kryeministri Edi Rama mori një takim me mjekë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngjiteshin si “ninxha” nëpër banesa dhe shkulnin kasaforta, dalin pamjet e bandës shqiptare në Itali

Policia italiane ka publikuar pamjet e operacionit dhe përgjimeve të kryera ndaj bandës së “skifterëve”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gruaja 62-vjeçare dhunon bashkëshortin në Gjirokastër

Një 62-vjeçare nga Gjirokastra është vënë nën hetim nga Policia, pasi dyshohet se ka ushtruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Qeveria merr vendimin, administrata shtetërore 4 ditë pushim për Krishtlindjet

Administrata shtetërore do të bëjë 4 ditë pushim për festën e Krishtlindjeve. Këshilli i Ministrave…

LEXO ME SHUME