Categories Lajme

“Kufijtë të mbyllur deri në 15 qershor me BE”

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi sot se kufijtë me BE do të qëndrojnë mbyllur deri në 15 qershor, ndërsa pas kësaj date do vlerësohet situata e pandemisë, gjë e cila do të lejojë ose jo hapjen e kufijve. “Kufijtë në perceptimin tim do të hapen kur kjo çështje të arkivohet. Kufijtë janë çështje e dy palëve. Deri në 15 qershor është fakt që janë të mbyllur me vendet e BE. Ndërkohë që gjasat janë edhe përtej”. Sa i përket Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, Lleshaj tha se, “ne kemi interes të madh të kemi kufijtë të hapur. Sepse turizmi është tubi ynë i oksigjenit, por duhet të balancojmë sigurinë e jetës së qytetarëve dhe të ardhurave nga turizmi”. Në një intervistë televizive, Lleshaj tha se, “autoritetet po punojnë për një skemë për heqjen e masave kufizuese, por kjo bazohet tek shpërndarja e COVID-19 në ditët në vijim”.

“Çdo ditë po punohet intensivisht për të aplikuar një skemë çlirimi nga këto kufizime, të cilat duhet të shoqërohen me garancinë për mosrikthimin e kësaj situate. Askush nuk ka interes për rikthimin e kësaj situate“, tha Lleshaj. “Pa u zbuluar një vaksinë nuk mund të kemi jetë normale si përpara virusit”, tha Lleshaj. I pyetur nëse është e shpërpjesëtuar liria e lëvizjes së qytetarëve në raport me kërcënimin që kemi për momentin, Lleshaj tha se, “jo, madje po bëhet çdo ditë përpjekja që të ruaj këtë ekuilibër të artë. Ne nuk jemi Gjermania dhe nuk mund ta përballojmë pandeminë vetëm me sistemin shëndetësor”. I pyetur për aplikimin për pasaporta, Lleshaj tha se, “është hapur dhe është thjeshtuar në mënyrë radikale procedura”. “Deri para koronavirusit qytetari duhet të shkonte fizikisht në komisariat dhe pastaj tek zyra e ALEAT. Tani bëhet aplikmi në e-Albania dhe komisariati merr kohën 8 ditë për të verifikuar të dhënat për aplikimet e zakonshme ose 24 orë për procedurën e përshpejtuar. Më pas i dërgon një e-mail qytetarit ku i thuhet që u verifikuan të dhënat dhe qytetari shkon tek zyrat e ALEAT për të kryer aplikimin”, tha Lleshaj. Lidhur me përdorimin e pasaportave me afat të përfunduar, Lleshaj tha se ato mund të përdoren brenda vendit në disa shërbime. “Pasaportat e skaduara janë konsideruar të vlefshme për shërbime të brendshme, banka e kështu me radhë. Shërbimet kryesore në vend do të vazhdojnë t’i pranojnë”, tha Lleshaj. Lleshaj, tha se nga java e ardhshme do të nisë hapja e disa procedurave, me të cilave edhe shërbimet e martesave. “Nga e hëna e ardhshme fillojnë shërbimet kryesore të gjendjes civile, mes të cilave edhe shërbimet e martesave”, tha Lleshaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME