Categories Lajme

Kukës, thyhen posterat e kandidatit Safet Gjici! Partia Socialiste: Akte vandale, përballë dhunuesve alternativa jonë e vetmja

Paraditen e sotme ne qytetin e Kukësit, persona ende të pa identifikuar kanë thyer posterat e kanididatit të Partisë Socialiste Safet Gjici. Kjo ngjarje është bërë publike dhe denoncuar nga Granit Gjana përfaqësues i Partisë Socialiste Kukës.

Në këtë reagim ai dënon ashpër vandalizmin që ka ndodhur paraditen e sotme si dhe kërkon nga institucionet që të gjenden personat të cilët kanë kryer këtë vepër kriminale duke thyer dhe grisur posterat në mes të qytetit.

“Siç e shikoni, kundërshtarët tanë në këtë përballje, jo vetëm që nuk kanë mundësinë, por as ndonjë gjë tjetër përveç këtyre akteve vandale se çfarë t’iu ofrojnë qytetarëve të Kukësit. E vetmja gjë që ata manifestojnë në këtë përballje është e shkuara e veprave të tyre, që janë shkatërrimi.

Me këto veprime, nuk besoj se qyetarët kuksian jo që nuk besojnë, po as nuk mund të shpresojnë për një fytyrë tjetër. Janë ata që kanë qenë me të njëjtat qasje, sjellje dhe risi. Mendonim se u ka humbur vetëm vula, por me veprimet e tyre ata kanë humbur ëdo element demokratik të një lufte politike dhe të përballjes në konkurrimin për qytetarin e parë të Kukësit.

Do ju kërkoja në emrin tim dhe të Partisë Socialiste Kukës nëpërmjet kësaj deklarate që jo vetëm të ndalonin këto aktet, por dhe të distancohen nga këto sjellje. Është momenti që të tregojmë vlerat dhe qytetarinë që na karakterizon ne qytetarëve kuksian dhe mos ti bëni pis me akte të tilla qytetarët dhe qytetarinë tonë krenare.

Ne socialistët me qasjen dhe sjelljen tonë në këto zgjedhje, përveç risive dhe ndryshimeve madhore të Kukësit, do vazhdojmë të jemi ndryshe. Përballë këtyre akteve slogani jonë jo vetëm që është i arrirë po merr akoma dhe më shumë vlera. Në do vazhdojmë të mbjellim për të ndryshuar gjithëka edhe kotë veprime vandale të vulhumburve”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME