Categories Lajme

Kundër projektligjit të qeverisë Mitsotakis për mediat/ Televizionet greke në grevë prej ditës së djeshme

Të gjitha kanalet televizive greke kanë heshtur prej orës 6 të pasdites të së martës, pas një greve 24 orëshe që kanë filluar sindikatat që përfaqësojnë gazetarët dhe punonjësit e tjerë në kanalet televizive publike dhe private, si dhe agjencia shtetërore e lajmeve, për të protestuar ndaj ndryshimeve që sjell projektligji i ri i qeverisë Mitsotakis në marrëdhëniet dhe kontratat e tyre të punës.

Në një deklaratë të përbashkët, unionet e gazetareve në të gjithë vendin si dhe të punonjësve në këto media, theksojnë se projektligji i ri përmban dispozita të cilat shfuqizojnë thelbin e marrëdhënieve të punës dhe të drejtave dhe çojnë në shkurtime të vendeve të punës dhe largime masive, ndaj kanë bërë thirrje për anulimin e tij.

Projektligji i ri, që mban emrin e zëdhënësit të qeverisë Stelios Petsas, në thelb shfuqizon ligjin e qeverisë Tsipras, sipas të cilit një kanal me licensë kombëtare duhet të ketë të paktën 400 gazetare dhe punonjës, me kontrata të rregullta pune. Ne nje prej predispozitave te reja ky numer tashme shkon ne 280 ,ndersa per 120 vendet e tjera te punes mund te merren gazetare apo teknike me orar minimal apo qe punojne ne kompani te tjera.

“Z. Petsas përpiqet në një mënyrë të njëanshme dhe autoritare, pa asnjë dialog, të krijoje nje status te ri dhe te shkaterroje më shume kushtet e punës së gazetarëve në një kohë kaq të vështirë për vepren e tyre , për shkak të pandemisë që ka pllakosur vendin dhe mbare boten , duke e mbytur informimin publik.

Pa respekt, per një sektor të prekur thellë nga kriza 10-vjeçare dhe qe vazhdon te vuajë nga pandemia, projekt-ligji Petsas promovon fleksibilitetin e marrëdhënieve të punës, duke e kthyer mjedisin tashmë të pasigurt ne kete sektor, në një fushë të minuar të kushteve të punës për Mjetet e Komunikimit Masiv” – thuhet midis te tjerash ne deklaraten e unioneve te gazetareve.

Sindikatat theksojne se ky projektligj eshte një “dhuratë” tjetër e qeverisë për pronarët e stacioneve TV, e cila sjell një goditje të re shumë të fortë për punonjësit pasi hap rrugën për pushime te reja nga puna dhe shkakton tkurrje të mëtejshme ne skemen e sigurimeve dhe pensioneve te gazetareve. Greva mbeshtetet nga shumica e partive opozitare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME