Categories Covid-19, Lajme

Kur merr fund Covid?/ Brataj jep lajmin e mirë

Emisioni Breaking në Top News trajtoi ditën së sotme situatën e procesit të vaksinimit, ku i ftuar ishte Skënder Brataj, Shefi i Urgjencave Kombëtare dhe anëtari i Komitetit të Ekspertëve.

“Pranvera e ardhshme do jetë fundi i Covid, jam optimist se në fund të këtij viti do të kemi një numër të lartë të të vaksinuarve, në pranverën e ardhshme ne do kemi të vaksinuar të gjithë popullsinë”, tha Brataj.

Sa i përket çështjes së mungesës së vaksinave kineze gjatë këtyre ditëve Brataj tha se “për radhët e gjata e krijuara pasi mungojnë dozat e dyta Sinovac, personat duhet të bisedojnë me mjekët e familjes në mënyrë që ti shmangin ato”.

“Virusi ekziston akoma, lirimi i masave do hiqen në mënyrë graduale, duam të kapim shifrën e 1 milion vaksinave.  Me ecjen përpara të vaksinimit do merremi dhe me heqjen e masave në mënyrë graduale. Ka një ulje të telefonatave nga 12 mije telefonata më parë kemi rënë në 2 mijë telefonata.

Për pensionistët vonesat e marrjes së dozës së dytë nuk ka problem sepse përgjigja imunitare me ata mosha është më i ngadaltë. Jam optimist se në fund të këtij viti do të kemi një numër të lartë të të vaksinuarve, në pranverën e ardhshme ne do kemi të vaksinuar të gjithë popullsinë. Pranvera e ardhshme do jetë fundi i Covid“, tha Brataj./ Shqip

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME