Categories Lajme

Kush ka qenë kryeministri më i mirë në historinë e Shqipërisë? Haxhiu dhe Fevziu ndajnë mendime të ndryshme

Berisha apo Rama, cili prej tyre është Kryeministri më i mirë? Lidhur me këtë pyetje Blendi Fevziu dhe Baton Haxhiu kanë diskutuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan. Dy gazetarët kanë ndarë me mendime të ndryshme për këtë çështje.

Blendi Fevziu: Tani Batoni thotë që Rama është Kryeministri më i mirë në historinë shqiptare, ç’të them unë?

Baton Haxhiu: Më thuaj cilin e krahason me Ramën? Më thuaj 1?

Blendi Fevziu: Baton tani më thuaj cilin Kryeministër njeh nga historia e Kryeministrave shqiptarë që të bëjmë krahasimin?

Baton Haxhiu: Berishën, Ilir Metën, Pandeli Majkon.

Blendi Feviu: S’mund të thuash që është më i mirë se Berisha si Kryeministër.

Baton Haxhiu: Çfarë të them?

Blendi Fevziu: Nuk e thua dot. Për çfarë është më i mirë?

Baton Haxhiu: Se Rama?

Blendi Fevziu: Po, se unë vitet 2005-2009 dhe ti je dakord me mua që janë vitet më të mira të qeverisjes në Shqipëri.

Baton Haxhiu: E do mendimin tim?

Blendi Feviu: Po. Dhe besoj që këtu nuk më kundërshton dot, 2005-2009…

Arian Çani: Ja ta dëgjojmë.

Baton Haxhiu: E para, Berisha është një prej Kryeministrave karizmatik, përplasës dhe e ndan shoqërinë në gjysmë. Këto janë karakteristikat e liderit. Por Berisha nuk ka shije, të gjitha gjërat që ka ndërtuar janë të vjetra pa përfunduar akoma. Kjo është çështja kryesore.

Blendi Fevziu: Po Berisha nuk është drejtori i dekorit të qytetit.

Baton Haxhiu: Kur ti ta bën vendin…

Blendi Fevziu: Ka ndërtuar akse rrugore. Ka ndërtuar “Rrugën e Kombit”.

Baton Haxhiu: Mirë, mirë ajo është historike.

Arian Çani: Hoqi vizat, hoqi vizat.

Blendi Fevziu: Nga shtëpia e Çanit dhe shtëpia ime më shpejt shkon në Elbasan se në Rogner.

Baton Haxhiu: Ajo që ia bën njeriut jetën më të bukur është shija.

Arian Çani: E ka për Rilindjen urbane.

Blendi Fevziu: Unë nuk jam kundër me këtë.

Baton Haxhiu: Është Tirana, është mënyra si..

Blendi Fevziu: Baton…

Baton Haxhiu: Më thuaj një gjë duket e bukur në kohën e Berishës?

Blendi Fevziu: Nuk po diskutojmë këtu për estetikë. A hoqi vizat? Futi Shqipërinë në NATO, këto janë gjëra madhore për një vend. Rruga e Kombit. Nëse më thua ti që janë bërë mirë, po të them unë sot se disa nga veprat e rilindjes urbane janë bërë shumë të mira dhe unë uroj që kushdo të jetë Kryeministër më vonë të shohë Shqipërinë me një sy tjetër. Arian Çani: Dakord, dakord. Por kanalet e zeza nuk kanë ndryshuar, mbajnë erë gjithandej.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME