Categories Lajme

Kuvendi i 11 dhjetorit, ambasada amerikane lajmëron shtetasit e vet: Mund të ndryshojë situata shpejt, shmangni tubimet

Ambasada amerikane ka njoftuar të gjithë shtetasit e saj në Shqipëri nëpërmjet një mesazhi ‘alert’ në faqen e saj zyrtare që t’u qëndrojnë larg tubimeve gjatë ditës së djeshme, në mbajtjen e Kuvendit të Partisë Demokratike, të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Ky tubim mund të migrojë në vende të tjera në Tiranë. Madhësia dhe kohëzgjatja e saktë e mbledhjes së pritshme nuk dihen.
Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme”, shkruhet në njoftim ndërsa ka përcaktuar dhe vendin e orën e mbajtjes së këtij eventi .

Njoftimi i plotë: “Alert për demonstratë Vendndodhja: Tiranë: Stadiumi Air Albania Data/Ora: E shtunë, 11 dhjetor 2021, ora 10:00.

Ngjarja: Një tubim politik është paralajmëruar të zhvillohet në orën 10:00 të datës 11 dhjetor në stadiumin Air Albania në Tiranë. Ky tubim mund të migrojë në vende të tjera në Tiranë. Madhësia dhe kohëzgjatja e saktë e mbledhjes së pritshme nuk dihen.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale për informacionet më të fundit dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit.

Veprimet për të ndërmarrë: Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim. Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj. Monitoroni mediat lokale për përditësime.”

Sali Berisha ka thirrur nesër, në datë 11 dhjetor të gjithë delegatët e Kuvendit të PD-së për të marrë vendime për ristrukturimin e kësaj parti pas 3 humbjeve radhazi në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe bojkotimin e zgjedhjeve vendore 2019-n sipas tij.

Berisha nisi një seri takimesh të ashtuquajtura ‘Foltorja’ pas vendimit të Lulzim Bashës për ta përjashtuar nga grupi parlamentar disa muaj pas shpalljes të tij ‘non grata’ nga DASH.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përvetësoi një shumë parash me anë të mashtrimit, prangoset 64-vjeçari

Arrestohet në hyrje të Kapshticës 64-vjeçari i shpallur në kërkim kombëtar. Mësohet se 64-vjeçari me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar do të blihet me 93.9 lekë dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME