Categories Lajme

Kuvendi rrëzon dekretin për Parkun e Butrintit, vetëm 27 deputetë të opozitës pro Metës

Kuvendi ka rrëzuar dekretin e Ilir Metës për Parkun e Butrintit me 72 vota kundër 27 pro dhe 2 abstenim. Meta ktheu në Kuvend marrëveshjen për Butrintin pasi sipas Presidentit cënon interesin e shqiptarëve.

Sjellim në vëmendje se 2 ditë më parë, mes debateve Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar dekretin e kreut të shtetit që kthente për riishqyrtim marrëveshjen për menaxhimin e Butrintit nga një fondacion i krijuar enkas nga Ministria e Kulturës dhe përfaqësues të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim.

Argumentat e presidentit janë se kalimi i menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit tek ky fondacion jo vetëm është antikushtetues, por shkel dhe një sërë konventash ndërkombëtare. Përfaqësuesi ligjor i Metës jo vetëm kërkon pranimin e dekretit, por dhe hetim parlamentar për këtë çështje.

Në të njëjtën anë qëndron dhe opozita që mbështet dekretin e presidentit. Por që sot, nga 63 deputetë të saj, vetëm 27 kanë qendruar në seancë që ta mbështesin Presidentin.

Por mazhoranca i hedh poshtë këto argumenta dhe pretendon se presidenti vijon ta përdorë politikisht zyrën e tij për të goditur shumicën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME