Categories Lajme

Ky është çifti Rapushaj në fshatin Mifol -Vlorë, me 5 fëmij të lënë në mëshirë të fatit, në kushte ekstreme varfërie

Ky është çifti Rapushaj nga Vlora, te cilët kanë udhëtuar nga Vlora drejt Tiranës për të rrëfyer në ’Pa Gjurmë’ historinë e jetës së tyre. Edhe pse janë prindër të 5 fëmijëve Skender dhe Drita Rapushaj prej vitesh jetojnë vetëm, pa përkujdesjen e askujt, në një banesë të rrënuar në fshatin Mifol.

Të lënë në mëshirë të fatit, çifti Rapushaj i ngrysin ditët e tyre, në kushte ekstreme varfërie, ndërsa jo pak të rrezikuar ndjehen edhe nga rrjedha e Lumit Vjosa, sidomos gjatë periudhës së dimrit.

Dy të moshuarit, kalojnë dimrin nën kërcënimin e vazhdueshëm nga përmbytjet e lumit, i cili shumë herë i ka rrezikuar jetën, duke hyrë brenda banesës.

Të mbetur vetëm mes katër murëve, çifti Rrapushaj drejtohen me një apel për ndihmë, ku kërkojnë një tjetër srehë të sigurtë, aty ku të mund të kalojnë në paqe pjesën tjetër të jetës në prani vetëm të njëri-tjetrit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME