Categories Lajme

Ky është portugezi që dyshohet se vrau Nikulajn! Dëshmitarja: Përshëndeste në shqip! Motorin e bleva unë te 21 Dhjetori

Zbardhen detaje nga vrasja e Ardian Nikulajt si dhe dinamikës së ngjarjes. Balkanweb shkruan se për zbardhjen e ngjarjes ka ndihmuar shumë dëshmia e një vajze, e cila ka treguar detaje nga lëvizja e autorëve të përfshirë në ekzekutimin e biznesmenit Nikulaj.

“Fillimisht portugezi është dërguar në një hotel në zonën e Shëngjinit, shumë pranë “Coralit”. Të nesërmen e kanë çuar në Shkodër. Motorin e kam blerë unë, e kam parë më vonë te magazina e shtëpisë së Edmondit në Kakarriq të Lezhës. Dy numrat me të cilët ka komunikuar Edmond Haxhia, janë regjistruar në emër të një vajze nga fshati Zejmen i Lezhës, e cila punon si menaxhere e një lokali në Tiranë. Portugezi përshëndeste gjithmonë banorët e Kakarriqit në gjuhën shqipe, por me Edmondin komunikonte në anglisht.”, mësohet të jetë shprehur vajza.

Ndërkohë, gjatë dëshmisë së saj, vajza tregoi se killeri portugez kishte hyrë në territorin shqiptar më 14 shkurt të këtij viti.

“Ribero Saraiva ka hyrë në Shqipëri në orën 19:26 nga Rinasi në datë 14.02.2023, dhe ka dalë në datën 19.04.2023 ora 19:26, nga Pika e Kalimit Kufitar në Kapshticë si këmbësor.”, thuhet në dëshminë e saj.

Nga ekspertimi i objekteve të sekuestruara në dhomën 302 të një hoteli, ku ka qëndruar shtetasi Harry Simpson, në automjetin me targa AA 837 ZM, të përdorur nga Edmond Haxhia, është gjetur një veshje hixhap grash, dhe është përftuar një profil biologji, i njëjtë me profilin e një çamçakëzi të gjetur në magazinën e shtetasit Edmond Haxhia.

Nga filtrat e cigareve të gjetura në dhomën e hotelit ku ka qëndruar Sinpson, është përftuar profil biologjik, i njëjtë me atë të gjetur në dorezat e sekuestruara në bagazhin e mjetit që kishte marrë me qira Edmond Haxhia.

Sipas dëshmisë së vajzës, motori është blerë në Tiranë, tek 21 dhjetori, dhe është blerë me kontratë noteriale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME