Categories Lajme

Flet kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli

Pas akuzave që i janë bërë dhe pas dështimit të mbledhjes me këshillin bashkiak të Vlorës, dhe akuzat e bëra ndaj tij nga figurat politike të partisë Socialiste, ka folur për herë të parë për Fax News, kreu i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli.

Në prononcimin që ai pati për studion e Fax News, u shpreh se një takim i tillë i kërkuar nga këshilltarët bashkiakë nuk ka qenë e mundur për shkak të rregullave aktuale të pandemisë. Ndërsa më tej thekson se mbledhja po bëhej online por kanë marrë pjesë vetëm drejtorët e bashkisë.

Ndërsa lidhur me akuzat që i janë bërë për gjendjen e qytetit, ai tha se Durrësi ishte shumë më keq se Vlora sa i takon kësaj pjese, teksa përmendi edhe një argument thumbues ku tha: Nëse qytetarët bëjnë atë provën se kush të hedhë plehrat në kosh dhe nuk arrijnë t’a hedhin në kosh, për shkak se ky vend nuk është se ka aq basketbollistë të mirë sa thonë, kjo nuk ka të bëjë me mos veprimin e bashkisë.

“Une ju falenderoj për raportimin e situatës që është krijuar. Do të publikoj fjalën time në mbledhje aty ku këshilltarët nuk u paraqitën, do ishte më korrekte që të tregonit atë. Kam përsëritur herë pas here se përse nuk duhet të zhvillohet në Teatër.

Nuk mund të lejoja që në një ambient të mbyllur, të realizohej një aktivitet që është jashtë radhës së Këshillit. Dua tju lajmëroj se stafi e ka marrë me seriozitet mbledhjen që do të zhvillohej online, kanë qënë të njoftuar me email. Por kanë zgjedhur që të shkojnë në sallën e Teatrit Petro Marko, që është i mbyllur.

Janë të lutur që të sjellin cdo informacion që duan të kenë nga materiali që u është dërguar në postën elektronike.

Unë nuk dua që të ketë nuanca politike, dua tju garantoj qytetarëve se jam në krye të punës. Janë të lutur që të sjellin cdo infromacion për cdo paqartësi që kanë për Vlorën. Nuk besoj se duhet të përsëris dhe një herë. Nuk ka ndryshuar asgjë, mbledhjet e fundit kanë qënë kryer online.

Nuk di pse quhet alarmante situata në Vlorë, kur në Durrës ishte më shumë se kaq. Unë jam njeri që inspektoj qytetin e Vlorë, gjatë githë ditës. Nuk pretendoj se Vlora është në maksimumin. Ne kemi problematikat që ka cdo qytet bregdetar.

Dua t’ju them se edhe ju personalisht mund të inspektoni këto që thashë.

Nëse qytetarët bëjnë atë provën se kush të hedhë plehrat në kosh dhe nuk arrijnë t’a hedhin në kosh, për shkak se ky vend nuk është se ka aq basketbollistë të mirë sa thonë, kjo nuk ka të bëjë me mos veprimin e bashkisë”– tha Leli për Fax News.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME