Categories Lajme

La Amerikën për Kosovën, rrëfimi i shqiptaro-amerikanit

Në Kosovë ekziston një prirje e të rinjve për t’u larguar nga vendi, në kërkim të mundësive dhe një jete më të mirë. Por janë shumë të rralla rastet kur dikush nga Perëndimi vendos të kthehet në vendlindje për t’i kontribuar shoqërisë. Një ndër ta është Egzon Gashi, shqiptaro-amerikani që deri para tre vitesh jetonte në ShBA.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës ai shpjegon arsyet që e shtynë të merrte këtë vendim dhe tregon për punën që po bën në Kosovë për përmirësimin e cilësisë së arsimit. Kolegu Burim Goxhuli e takoi atë në Uashington, ku ai kishte ardhur për t’u takuar me të afërmit dhe me kolegë universitetesh.

Prej dy vjetësh “Teach for Kosova” zbaton një projekt që ofron mundësi karriere për të rinj të shkolluar jo vetëm nga fakulteti i edukimit por edhe nga degë të tjera të Universitetit të Prishtinës.

“Ne çdo vit rekrutojmë të rinj të sapodiplomuar, ose që janë në fillim të karrierës, i angazhojmë për një periudhë dy vjeçare në mësimdhënie.

Paraprakisht kemi një trajnim pesë-javor që quhet instituti i “Teach for Kosova” ku i trajnojmë mësimdhënësit që të jenë të gatshëm për ditën e parë të mësimit, që fillon në shtator. Pastaj këta vendosen si mësimdhënës të rregullt. Qëllimi është të sjellim rini të talentuar në edukim duke i dërguar ata në shkollat më me nevojë në Kosovë”, thotë ai.

Në dy vitet e para organizata rekrutoi 37 të sapodiplomuar ndërsa synon 20 deri 25 të rinj çdo vit. Sipas zotit Gashi kjo është shifër e mjaftueshme pasi Kosova nuk ka mungesë të mësuesve, por të cilësisë së tyre, ndërsa shton se mësimdhënësit duhet t’i nënshtrohen vlerësimit të vazhdueshëm.

“Kur bëhet dikush mësimdhënës në Kosovë pak a shumë shihet si një pozitë e përhershme edhe përgjegjësi ka, por llogaridhënie nuk ka. Në Kosovë është problem përmirësimi i sistemit të arsimit. Përveç kësaj, politizimi i sistemit të arsimit është shumë i theksuar në Kosovë, fatkeqësisht.

Shpesh herë vendet e punës bazohen në partinë politike që mbështet, apo në lidhjet që ke me njerëz të komunës ose fshatit dhe është e pamundur që dikush i Klinës të japë mësim në Mitrovicë, duke kufizuar kështu mundësitë e mësimdhënës”, thekson ai.

Shqiptaro-amerikani beson se ndryshimi mund të arrihet por me më shumë përkushtim dhe besim nga rinia në Kosovë.

“Do t’u sugjeroja të rinjve të mbështeten tek njëri tjetri. Sepse kemi shumë të rinj, mbi 50 për qind e popullsisë është nën 30 vjeç. Nëse bashkohen, ata mund të bëjnë ndryshime në vend.

Mund të sjellin ndryshime të shpejta sepse Kosova është vend i vogël. Pra të mos jenë të dëshpëruar, por ta kuptojnë se edhe në vendin tënd mund të sjellësh ide dhe ndryshime. Dhe mund të kesh sukses. Ndoshta unë jam një shembull, që jam kthyer prej Amerikës atje, por e di që kam edhe shumë shokë që qëndrojnë atje dhe kanë shumë sukses”, thotë ai.

Projekti i radhës i organizatës “Teach for Kosova” është të ftojë shqiptarë të diasporës, që duan të ndjekin shembullin e Egzonit për kontribuar në vendlindje.

Ai shpreson që një ditë rrjeti “Teach for All” të përhapet edhe në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Mal të Zi. Marrë nga VOA

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dita e sotme do të jetë me kthjellime dhe vranësira. Temperaturat me rritje

Rrymat Arktike po zhvendosen drejt Europës Qendrore ku presim përmirësim gradual të motit në territorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi një automjet një ditë pasi u lirua nga amnistia, arrestohet autori në Pogradec

Një ditë pasi u lirua nga qelitë e burgut për shkak të aministisë, i dënuari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali/ “Vdes për p… dhe lekë”, avokati i kërkon favore seksuale klientes, bashkëpunon me ish-burrin e saj

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjeku specializant i Spitalit të Traumës, ndahet nga jeta në një moshë të re

Një mjek specializant në Tiranë është ndarë nga jeta në moshë fare të re. Krios…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rekord absolut shqiptar! Ky është i dënuari që sapo doli nga burgu dje, vodhi një makinë

Në foto është Ardian Isufi pogradecari që ditën e djeshme la qelitë e burgut të…

LEXO ME SHUME