Një 50 vjeçar me inicialet A.Gj ka marrë dëmtime të rënda në trup pasi e ka zënë zetori. Burime bëjnë me dije se 50-vjecari ka qenë duke punuar tokën pasditen e sotme, ndërsa zetori është përmbysur dhe e ka zenë poshtë.
Për pasojë 50 vjeçari ka marr dëmtime të rënda dhe është transportuar në gjendje kritike në Spitalin Rajoanl të Vlorës. Aktualisht po merr shërbim mjekësor ndërsa autoritetet kanë nisur hetimnin për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.