Categories Lajme

Lajm i mirë, vaksina Pfizer mund të ruhet edhe në temperaturat më të ngrohta

Pfizer-BioNTech shprehet se ka paraqitur të dhëna të reja në Administratën amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA), për të treguar se vaksina e saj kundër COVID-19 mund të ruhet në temperatura më të ngrohta. Pfizer deklaroi se këto të dhëna të reja tregojnë se vaksina e saj mund të jetë e qëndrueshme nëse ruhet midis temperaturës minus 25 gradë celsius dhe minus 15 gradë Cclsius për dy javë, që është temperatura e frigoriferëve më të zakonshëm.

Aktualisht, etiketa për vaksinën Pfizer-BioNTech thotë se ajo duhet të ruhet në temperaturën midis minus 80 gradë celsius deri në minus 60 gradë celsius, që zgjat deri në gjashtë muaj, ose mund të ruhet në temperatura normale të ftohjes (2 gradë celsius deri në 8) për deri në pesë ditë, para se të përzihet me një tretës të kripur.

“Ne e vlerësojmë bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm me FDA-n dhe CDC-n, derisa po punojmë për t’u siguruar që vaksina të transportohet dhe të ruhet në kushte gjithnjë e më fleksibile. Nëse miratohet, atëherë ky opsion i ri i ruajtjes do t’u ofronte farmacive dhe qendrave të vaksinimit fleksibilitet më të madh në mënyrën se si ata menaxhojnë furnizimin e tyre të vaksinave”, tha shefi i Pfizer, Albert Bourla.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME