Biznesmeni Nazim Çangu është dhunuar dhe lidhur nga 10 persona gjatë një grabitje të banesës së tij në Nikël të Fushë-Krujës. Ngjarja ka ndodhur në orën 1 të natës, ku 10 persona të ar matosur dhe të maskuar kanë hyrë në banesë dhe kanë vjedhur mbi 100 mijë euro.
Grabitësit e maskuar pasi kanë mbyllur në një nga dhomat e banesës gruan dhe 4 fëmijët, më pas kanë marrë biznesmenin Nazim Çangu, të cilin e kanë rrahur, dhunuar dhe gjuajtur me qytën e armë.