Categories Lajme

Largohen me urgjencë dhjetë familje dhe 19 biznese, autoritetet mbyllin Kalanë e Krujës pas dëmeve nga tërmeti

Autoritetet kanë vendosur të bllokojnë hyrjen e Kalasë së Krujës. Pas tërmetit të 26 Nëntorit, kjo kala pësoi dëmtime të rënda, ndërsa së fundmi është cilësuar si e rrezikshme për jetën e qytetarëve. Sipas burimeve, dëme të shumta ka tek kulla e orës dhe tek muri rrethues.

Për të garantuar sigurinë, askush nuk do të ketë më mundësi të hyjë në kala pasi është bllokuar. Po ashtu, autoritetet kanë marrë vendimin që të largojnë me urgjencë nga ambientet pranë kalasë 10 familje dhe 19 biznese. Jeta e qytetarëve qytetarëve që banojnë aty dhe e atyre që punojnë është në rrezik për shkak se nga lëvizja e tokës janë çarë muret brenda kalasë.

Me qëllim evitimin e ndonjë fatkeqësie, dhjetë familje dhe 19 biznese do të sistemohen në një vend tjetër. Sot kanë qenë shumë arkeologë në Kalanë e Krujës dhe pritet të japin mendimin e tyre. Pak ditë më parë Ministria e Kulturës njoftoi për dëmtimet që kishin pësuar nga tërmeti Kalaja e Krujës dhe ajo e Prezës.

Ministria në mënyrë kategorike ju ndaloi qytetarëve hyrjen në këto kala, por nga vëzhgimet në terren u vu re se ata ishin moskokëçarës. Prandaj janë marrë masa më ekstreme deri në bllokimin e hyrjes në Kalanë e Krujës.TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME