Categories Lajme

Leli ‘zbarkon’ në terren: Banorët janë strehuar tek të afërmit, po përpiqemi të minimizojmë dëmet

Kryetari i Bashkisë së Vlorës Dritan Leli ka zbritur në terren, ku tashmë situata si pasojë e daljes së lumit nga shtrati është përkeqësuar. Në një deklaratë për mediat, Leli bën me dije se banorët, shtëpitë e të cilëve janë në rrezik janë akomoduar tek të afërmit.

Ai thotë se janë marrë masa për bllokimin e argjinaturës së çarë, ndërsa u ka bërë thirrje banorëve që janë në rrezik të largohen pasi uji mund të sjellë të papritura.

Dritan Leli: Kemi shkuar shtëpi më shtëpi, kemi njoftuar banorët që kanë banesat më në rrezik në të gjithë territorin e Nevoselës.

Kanë zgjedhur që të shkojnë te të afërmit dhe jo tek vendet e akomodimit që ka ofruar Bashkia. Mjetet e Bashkisë, janë për të bërë bllokim të pjesës së argjinaturës që është investuar së fundmi. 

Do bëjmë maksimumin për të minimizuar dëmet. Është një situatë që do përkujdesje dhe angazhim. U bëj thirrje qytetarëve që janë në zonat në rrezik që të largohen sa më shpejt. Nuk mund të parashikojmë se çfarë ndodh. Uji ka të papritura. Në zonën e Memaliajt dhe të Përmetit ka ulje të nivelit të lumit të Vjosës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO / Dalin pamjet e sherrit në Vlorë, një prej autorëve polic bashkiak

Këto janë pamjet e sherrit të ndodhur këtë të hënë, 22 dhjetor, në qytetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar Shemsi Krasniqi , i grupit të famshëm “Ilirët”

Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRI/ Aksident i rëndë në Borsh, guri i madh bie mbi skrep dhe zë poshtë edhe drejtuesin, duke e dëmtuar rëndë

Një aksident i rëndë në punë është shënuar rreth orës 15:00 në një gurore në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar për pastrim parash, vlonjatit i konfiskohen mbi 2 mln euro pasuri

Konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Vlorë mbi 2 milionë euro pasuri të shtetasit R.Z., i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Më dhunoi djalin”, nëna kallëzon edukatoren e kopshtit në Tiranë

Një 32-vjeçare ka denoncuar në polici se djali i saj kishte rënë pre e dhunës…

LEXO ME SHUME