Categories Lajme

Lezhë/ Çahet argjinatura e Tales, 620 hektarë tokë nën ujë

Rreth 620 hektarë tokë është përmbytur si pasojë e reshjeve të shiut në Lezhë.

Emergjencat Civile bëjnë me dije se është çarë argjinatura e Tales, ndërsa në Lagunën e Patokut ka prezencë të ujit në disa biznese. Gjithashtu njoftohet se ka kuota të larta te lumi Mat, ndërsa në disa zona raportohet se ka mungesë të energjisë elektrike.

Në qarkun Lezhë kane rënë rreth 65 mm reshje ,kuota lumit Drin 1.6 m nga +2.0 m kuota kritike, ka sipërfaqe të përmbytura në zonën Zadrime rreth 120 ha .Hidrovori i Balldrenit punon në kuotën -1.4m ka rreth 350 ha të përmbytura. .Hidrovori  Tale punon në kuotën -1.1 m ka rreth 50 ha të përmbytura në kënetën Tresh-Spiten.

Hidrovori  Droje – 0.20 m, Hidrovori Shllinza – 0,70 m. . Në fushën e Gjormit (ish këneta) kemi rreth 100 ha toka të përmbytura Paraqiten probleme ne Alk, Nj/A/F.Kuqe, si pasoje e rritjes së prurjeve në Lumin Mat. Strukturat MC së bashkisë Kurbin po ndjekin situatën në terren.

Nga ana drejtorit të HC Ulëz e Shkopet njoftohet që në ora 08:00 është hapur porta e shkarkimit dhe shkarkimet janë 600 m³/s. Nga ana e Kryetares së bashkisë Kurbin raportohet shqetësim hapja e portave  te shkarkimit kemi problem në prezencë ujë në bizneset e që janë në Lagunën ë Patokut.

Ka kuota te larta lumi Mat, pas njoftim për lëshim uji nga hidrocentralet. Si Qark me raportimet aktuale kemi rreth 620 ha tokë të përmbytur. Situata në bashkinë Mirditë paraqitet e qetë, raportohet vetëm mungesë energjie elektrike në disa zona.

Lezha është një nga qarqet më të prekura nga moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut, pasi niveli i ujit nëpër lumenj rritet duke bërë kështu daljen nga shtrati dhe duke përmbytur tokat, rrugët dhe banesat përreth.

Sakaq, për ditën e sotme parashikohet që në zonat Veriore dhe Veriperëndimore të kemi herë pas here zhvillim të përkohshëm të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME