Categories Lajme

Liderët shqiptarë, në koncertin festiv për 110-vjetorin e alfabetit shqip

Dita kombëtare e Alfabetit të gjuhës shqipe në Maqedoni, që u festua me rastin e 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit një ditë më parë në Maqedoni, bëri bashkë presidentin Meta, kryeparlamentarin Talat Xhaferi, kryeministrin Zaev, presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, si dhe krerët e partive shqiptare Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.

Të gjithë ata morën pjesë në koncertin festiv të mbajtur mbrëmë në Shkup, nën moton domethënëse “Për ne dielli lind në Perëndim”, në prani edhe të shumë deputetëve, ministrave, ambasadorëve dhe përfaqësuesve të trupave diplomatike.

“Jam shumë i lumtur që marr pjesë në festimet e Ditës Kombëtare të Alfabetit të Gjuhës Shqipe këtu në Shkup. Si sot 110 vite më parë, në Manastir përfundoi punimet Kongresi i Alfabetit tonë, që na dha alfabetin e njehsuar të gjuhës sonë të bukur shqipe, gjuhën e të gjithë shqiptarëve kudo ku jemi dhe jetojmë. Është kënaqësi që në këtë përvjetor jubilar, edhe në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë u miratua ligji për përdorimin e gjuhës shqipe, si vullnet i përbashkët për bashkëjetesë dhe mirëkuptim për të gjithë qytetarët e vendit të tyre”, u shpreh presidenti Meta në fjalën e tij përshëndetëse.

Duke vënë në dukje se ky vit shënon edhe 550-vjetorin e ndarjes, jo nga jeta, “por i vulosjes së përjetësisë së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Heroit Kombëtar të shqiptarëve, por edhe të Europës”, presidenti Meta nënvizoi faktin se “jeta, vepra dhe luftrat e tij janë udhërrëfyesi më i mirë për të gjithë ne, për identitetin dhe përcaktimin tonë europian”.

“Ky vit, ka qenë një vit i sfidave të mëdha, por edhe i shpresave të mëdha, jo vetëm për Shqipërinë, por sidomos për Maqedoninë dhe të gjithë rajonin tonë. Parlamenti i Maqedonisë miratoi ligjin për gjuhën shqipe që është mirëpritur nga të gjithë ne. Marrëveshja e Prespës është një hap i rëndësishëm jo vetëm për Maqedoninë, por për të gjithë rajonin tonë. Për integrimet euro-atlantike, për paqen dhe sigurinë afatgjatë. Rajoni ynë ka kaluar shumë vështirësi dhe sfida. Është koha për më shumë bashkëpunim, respekt reciprok, bashkëjetesë dhe mirëkuptim. Respektimi i pakicave dhe minoriteteve është vlerë e shtuar për të gjitha vendet e rajonit tonë. Ndaj le ta ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët europiane, në mënyrë që t’u lemë brezave që vijnë pas nesh një rajon më të sigurtë, më të zhvilluar, por njëkohësisht edhe mundësi më të mëdha për të jetuar në të”, tha më tej Meta.

Në përfundim të fjalës së tij përshëndetëse, Meta iu drejtua kryeministrit Zoran Zaev për ta falënderuar për këtë organizim.

“Dua t’ju falënderoj për kënaqësinë që na dhatë për t’u ndierë kaq mirë të gjithë së bashku! Si dhe për kontributin tuaj për një bashkëjetesë sa më të natyrshme midis të gjithë qytetarëve në vendin tuaj, që tregon qartë se jeni një vend europian dhe ne jemi krenarë që udhëtojmë së bashku me ju dhe do të punojmë që të çelim negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian vitin e ardhshëm”, tha presidenti.

njekomb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME