Categories Lajme

Ligji i ri për sigurimin e makinave/ Afatet e reja për dëmshpërblimin në rast aksidentesh, si për drejtuesin edhe pasagjerët

“Pas më shumë se 5 vjet përpjekje nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare tashmë është zyrtarizuar projektligji për sigurimin e detyrueshëm të mjeteve. Drafti ka nisur shqyrtimin në komisionet e posaçme parlamentare dhe sjell një sërë risish, ku ndër më kryesoret kanë të bëjnë me rritjen e vlerës së dëmshpërblimeve dhe shkurtimin e afateve të marrjes së tyre.” Sipas  projektligjit, tashmë dëmshpërblimet për dëmet ndaj personave do të bëhen brenda 90 ditëve , ndërsa ato ndaj pronës janë parashikuar të kryhen nga kompanitë brenda një periudhe 30 ditore.

Ndërsa më i reduktuar është parashikuar afati për dëmet me vlerë të vogël deri në 100 mijë lekë brenda 14 ditësh.

Komisioni i Veprimtarive ka miratuar këtë draft, por ka propozuar një rritje të afatit nga 3 në 6 muaj për hartimin e rregulloreve dhe akteve nënligjore që do ta shoqërojnë atë.

Përmes këtij ligji, tashmë mund të kërkojnë dëmshpërblim nga kompanitë edhe personat që dëmtohen nga mjetet e pasiguruara, diçka që nuk ka funksionuar deri më tani.

Dëmshpërblim në rast aksidenti në transportin publik përfitojnë edhe pasagjerët me një rritje progresive të tyre , që sipas projektligjit rastet e mbulimit përcaktohen në 2 milionë lekë në rast vdekje, 4 milionë lekë në rast paaftësie të përhershme ëpr punë si dhe në 1 milionë lekë për paaftësi të përkohshme për punë dhe trajtimet mjekësore.

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji synohet edhe ulja e automjeteve të pasiguruara në qarkullim. Në rast se këto të fundit nuk kanë kryer pagesën për një policë sigurimi, nuk do të mund të bëjnë kolaudimin apo atë që njihet ndryshe si kontrolli teknik i mjeteve. T Chl

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME