Categories Lajme

Lindin në Shkodër trenjakët, familja përfiton 3.6 milion lekë

Një familje e re në Shkodër është shtuar ditën e sotme me tre fëmijë. Trenjakët, Elena, Soleil dhe Kristel gëzojnë shëndet të plotë. Lajmin e publikon vetë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në Facebook. Teksa falenderon mjekët që aksesuan lindjen e trefishtë, ministrja shkruan se familja ka përfituar edhe bonusin e bebes në shumën e 3.6 milion lekëve të reja.

Ogerta Manastirliu: Ditë e gëzueshme sot, me lindjen e trenjakëve edhe në maternitetin e Shkodrës.

Elena, Soleil dhe Kristel kanë lumturuar familjen Lekstakaj në Shkodër dhe gëzojnë shëndet, falë kujdesit të treguar nga stafi mjekësor, dr.Isuf Çela, dr.Amela Troshani, dr.Elsa Kraja, dr.Dhurata Kuçi dhe dr.Erisida Velija dhe stafi infermieror në maternitetin e Spitalit Rajonal Shkodër. Familja e re nga Shkodra përfiton menjëherë edhe bonusin e bebes prej 360.000 lekë të reja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME