Categories Lajme

Lista/ E-Albania në normalitet rreth një muaj pas sulmit kibernetik, ja cilat shërbime funksionojnë plotësisht

Pas thuajse 4 javësh kundërveprimi intensive, ndaj agresionit kibernetik, shërbimet online për qytetarët dhe bizneset janë normalisht të aksesueshme

Aktualisht, 1224 nga 1225 shërbime online që jepen në platformën e-Albania, mund të përdoren nga qytetarët dhe bizneset me të njëjtën shpejtësi dhe lehtësi si më parë. Tashmë platforma e-Albania aksesohet dhe nga jashtë territorit të Republikës Shqipërisë dhe mund të aplikohet për 36 shërbimet konsullore.

Janë në funksion të plotë shërbimet e:

– Vërtetimit të pagesës së aftësisë së kufizuar;

– Kryerja e pagesave të ujit për UKT Tiranë;

– Aplikimet për Leje ndërtimi (e-Lejet), vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe përdorimit te burimeve ujore;

Ndërkohë, stafi i inxhinierëve po punon për të kthyer në normalitet dhe shërbimin e fundit të mbetur: njehsimi i diplomave dhe certifikatave të lëshuara nga institucionet e huaja.

Me qëllim vijimin e mëtejshëm të procedurave administrative për aplikimet e ngarkuara në sistemin e-Leje, në mbështetje të VKM-së Nr. 430, datë 11.7.2018 “Për krijimin e bazës së të dhënave shtetërore për sistemin elektronik të lejeve (e-leje)”, Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT), në cilësinë e Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Territorit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI):

▪ ofron asistencë ligjore dhe procedurale ndaj Bashkive dhe institucioneve që kanë akses në sistemin elektronik e-Leje;

▪ përgatit udhëzimin përkatës mbi bazën e të cilit do të operojnë të gjithë aktorët e përfshirë në proces, që dërgohet për shqyrtim dhe miratim dhe pranë Këshillit Kombëtar të Territorit.

AKSHI shpreh edhe një herë mirënjohje për të gjithë punonjësit e ekipit, që ia dolën të rikuperojnë, në një kohë record, shërbimet publike online, si dhe skuadrën speciale të Microsoft për ndihmën e ofruar gjatë gjithë këtyre ditëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME