Categories Lajme

Lleshaj e pranon: Dështuam në parandalimin e atentatit me tritol në Tiranë

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka pranuar se policia e shtetit ka dështuar në parandalimin e atentatit me tritol në Tiranë. “Duhet ta pranojmë se policia e shtetit ka dështuar në parandalimin e kësaj ngjarje. Këto janë ngjarje që kanë një parahistori. Është iluzore të pretendojmë se do të parandalojmë të tilla gjëra se do ishim i vetmi vend në botë që do e bënte këtë,” tha Lleshaj.

I pyetur se a ka grupe të strukturuara kriminale në Shqipëri që kryejnë vrasje me lëndë plasëse ministri tha se:

“Sigurisht që këto grupe kanë mjetet e tyre, eksplozivet janë një nga këto. Grupet kanë ekzistuar , janë rralluar sepse janë ndëshkuar, por nuk përjashtoj ekzistencën e celulave të tilla. Kemi 330 raste armësh të kapura, çështja është që të vendosim gjithë mekanizmat që të minimizojmë veprimtarinë e tyre”.

Ministri Lleshaj ka pranuar nga studio e “Open” se policia gaboi në moment të fundit në zbulimin e atentatorit të vrasjes së Kastriot Reçit, megjithëse më herët kishin deklaruar se ishin afër zbardhjes së ngjarjes.

Reçi është midis pesë të vrarëve nga konfliktet midis dy familjeve në Rrëshen, ngjarje të ndodhura për hakmarrje. Edhe atentati i sotëm dyshohet të ketë lidhje me këto ngjarje.

DEBATI

Gazetarja: Keni thënë shpesh se ishin afër zbardhjes së vrasjes së Kastriot Reçit. Shërbimet Sekrete kanë hedhur alarmin se grupet kriminale po eliminojnë njëri-tjetrin. Ku dështoi policia në zbardhjen e vrasjes së Kastriot Reçit.

Sandër Lleshaj: Është e pavend që unë të merrem më këtë ngjarje. Nuk duhet të bëjmë lidhje, pasi ende ngjarja është e pazbardhur, por kam thënë se jemi shumë afër. Kishim një pistë, por në momentin e fundit, devijoi. Të mos bëjmë hetim publik për ngjarjet. Nuk mund të flas me emra dhe të bëj ndërlidhje. Ju po thoni që kjo që ka ndodhur është shpagimi për vrasjen e Reçit?

Gazetarja: Kështu dyshon prokuroria, flitet për hakmarrje.

Sandër Lleshaj: Këto janë hipoteza, edhe pse nuk përjashtohen.

Gazetarja: A ka një grup të caktuar kriminal që bën vrasje me lëndë plasëse.

Sandër Lleshaj: Grupet kriminale përdorin çdo mjet që kanë në dispozicion. Shqipëria ka një arsenal të madh eksplozivi të paligjshëm. Ka patur jo një grup, por shumë grupe. Por ka edhe celula të tjera, është një biznes kriminal. Kemi disa raste.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME