Categories Lajme

“LSI për skrap”, Rama zbuloi paktin me Bashën, Kryemadhi: Reaksion kimik, do të çojmë në azil

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka ironizuar deklaratën e kreut të qeverisë Edi Rama se bashkë me Bashën do e çonin LSI-në për skrap. Kryemadhi i cilësoi këto deklarata reaksion kimik teksa tha se LSI do ta çojë Ramën në azil se i vjen keq për të.

“A kemi ndonjë ide ne nga ky kryeministër,. Po  e rrudh dhe po e plak dhe po e zvogëlon këtë popull. A kemi një ide se si do t’i japë zgjidhje problemeve që kanë shqiptarët. Ne e duam vendin tonë dhe do t’i shërbejmë atij.  Planet e Edi Ramës në ikje kanë marrë fund dhe janë si ato reaksionet kimike. Ne jemi aq bazë e konsoliduar me përqindje të lartë.

Ka vetëm gënjeshtra nga Edi Rama. Tani nuk dimë më. Duhet t’i japim fund gënjeshtrave të tij dhe atyre që duan të ngrenë pasurinë në kurriz të shqiptarëve. Jo për skrap, ne do ta çojmë në azil se na vjen keq. Do të kujdesemi. Edhe unë doktoreshë jam”, tha Kryemadhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Fier/ Makina përplas këmbësorin, 71-vjeçari në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur në rrugën “Jani Bakalli”, në Fier. Një automjet ka përplasur këmbësorin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në krye të bandës shqiptarët, dënohen me burg 50 anëtarë të grupit në Selanik

50 persona janë dënuar nga Gjykata e Apelit në Selanik për trafikim të lëndëve narkotike në ambientet e Universitetit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me send të fortë një grua pas sherrit për motive të dobëta, e pëson 51-vjeçarja, banuese në Vlorë

Policia e Fierit ka nisur hetim në gjendje të lirë ndaj një 51-vjeçareje, banuese në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Theu masën “Arrest në shtëpi”, pranga 26-vjeçarit

Arrestohet një 26-vjeçar në Fier, pasi akuzohet se theu masën e “Arrest në shtëpi”. Burime zyrtare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhduket 32-vjeçari në Tiranë

Një 32-vjeçar është zhdukur në Tiranë. Ka qenë babai i tij, 64 vjeç ai që…

LEXO ME SHUME